This event has passed.
Qasja në financim në fazat e hershme të një startup-i
29 March 2018 @ 08:00 - 17:00

Rrotull organizon ngjarjen e saj të parë në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), ngjarje kjo e cila do të mbulojë temën e qasjes në financim në fazat e hershme të një biznesi të ri.
Financimi i një ideje është një pjesë thelbësore e një zhvillimi të mëtejshëm të një startup-i, ku për shumë nga këto ndërmarrje, një financim i hershëm dhe i strukturar mirë shërben si gurthemel për një zhvillim afatgjatë.
Ngjarja do të ketë për qëllim të adresoj faktorë të rëndësishëm të ekosistemit të ndërmarrësisë, me fokus financimin sikurse: nivelin e gatishmërisë të të investuarit nga kompanitë dhe institucionet, dhe infrastrukturën e startup-eve si bazë për përvetësim të investimeve nga jashtë.
Paneli po ashtu do të adresoj problemet nga një sfond kontekstual mbi mangësitë e financimit dhe pengesat e lidhura me një proces të tillë, ku si më të shpeshta diskutohen: kostot e transaksionit që lidhen me financim, nivelet e rrezikut së financimit nëpërmjet kreditimit për bizneset e reja dhe mungesa e ekspertizës dhe burimeve të dedikuara drejt gjetjes së financimit nga jashtë.
Paneli i përbërë nga akterë të sektorit privat do të ndaj me audiencën përvojat e tyre personale dhe profesionale drejt financimit së bizneseve të tyre, ndërsa përfaqësuesi i sektorit publik, gjegjësisht nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të tregoj më shumë rreth mundësive të krijuara dhe lehtësirave administrative dhe financiare që Qeveria ka në planin e saj të punës.
Paneli:
Besim Beqaj | Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Mergim Cahani | Gjirafa
Rron Cena | Formon
Informata rreth ngjarjes:
Data: 29 Mars 2018
Ora: 18:00
Vendi: Hub 038 | ICK- Innovation Centre Kosovo | Prishtinë
