Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Oshlaku Peak/ Maja e Oshlakut

March 25, 2018 @ 6:45 am - 7:00 pm

Image may contain: mountain, sky, nature and outdoor

Përshëndetje miq!
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani”, këtë të diele, organizon ecjen e radhës, e cila do jetë në bjeshkët e Syrinikës, përkatësisht në Majën e Oshlakut, 2212 m/lmd.

Shtegu është përafërsisht 11 km dhe hyn në kategorinë e ecjeve me vështirësi të lehtë pasi, përveç fillimit, e tërë ecja bëhet nëpër kurriz të bjeshkës dhe nuk ka ndonjë pjerrtësi të madhe.
Gjatë kësaj ecje nëpër kurrizin e Oshlakut do të mundë shihni pamje mbresëlënëse, përfshirë, tërë vargmalet e Sharrit nga Lypeteni e deri te maja e Skarpës, Prevallën, fshatrat Torbeshe të Prizrenit, Pashtrikun, Koritnikun dhe shumë të tjera.

Ngjitja drejt majës së Oshlakut bëhet nga Prevalla.

Preferohet të visheni me veshje adekuate për kohën, kapela, dorëza dhe këpucë të thella.
Gjithashtu, të keni me vete, ujë, ushqim dhe ndonjë pemë.

Vendtakimi: Te rrethi, pëballë FSK-së në Gjilan (Në rrugën e Kufcës)
Ora: 6:45-7:00
Transporti me autobus: 5 €

Rezervimi i vendeve, i mundshëm deri në mesditën e së shtunës (24 mars 2018) në numrat e mëposhtëm të telefonit ose duke na shkruar në inbox.
+377 44 153 480
+377 44 518 390
+377 44 194 605

Details

Date:
March 25, 2018
Time:
6:45 am - 7:00 pm

Organizer

Klubi Alpin Gjilani
Phone:
+386 49 114 444
Email:
info@klubialpingjilani.com
Website:
www.klubialpingjilani.com

Venue

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Gjilani
Phone:
+386 49 114 444
Website:
http://www.klubialpingjilani.com