
- This event has passed.
Oda e Leximit “Prilli i thyer”
October 17, 2017 @ 5:30 pm - 7:30 pm
Këmisha e varur n’kullën e Berishajve ka nji domethënie fort të randë, me peshë të randë, randësia e së cilës peshon mbi supet e Gjorgut…
“Prilli i Thyer”, një ndër librat më me nam të Ismail Kadaresë, është arsyeja që do na mbledhë n’Odë.
Prandaj, shihemi në një kuvendim të thellë mbi kodin zakonor shqiptar, një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit, më datën 17 tetor, në Prishtina Hackerspace prej orës 17:30.
Në fund të diskutimit, do te keni mundësinë të fitoni dy libra të cilat këtë herë i dhuron Libraria “Shqiproja”. Bëhet fjalë për librat “Ana Karenina” të Tolstoit dhe “Mbi të bukurën dhe të madhërishmën” të Kantit.
Si çdoherë,
ju mirëpresim me shumë dashni,
ETEA – Termokiss – Maniakë t’leximit ♥