
- This event has passed.
Hiking në Shtupeq të Rugovës
October 1, 2017 @ 7:00 am - 10:00 pm
Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,
ju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 1 tetor do të organizojë ecjen për në bjeshkën përrallore të Shtupeqit në Rugovë. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë pasi pjesa më e madhe e ecjes do të bëhet nëpër shteg. Nëse gjithçka shkon sipas planit pas arritjes te Varri i Sykut, grupi i më të /shpejtëve / forteve do të ngjitet në Majën e Vjellakut 2014m mbi Shtupeq.
Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 0700 të mengjesit, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2200. Nëse ka të interesuar të konsiderueshem nga Ferizaji (min 8), do ta dergojmë një automjet edhe aty (te Viva Fresh/Jysk).
Gjatësia komplete e ecjes është rreth 15 km (ngjitje/zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar të lehtë / mesatare nëpër shteg dhe kah maja më pjerët.
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
Gryken e Rugovës, Shtupeqin e vogël, Milishefcin, Pejën, Rusolinë, Majën e Hasanit, varrin e Sykut, Shtedimin, Hajlën, Majën e Ujkut etj.
Moti të Dielën me 1 tetor thuhet se do të jetë me diell kështu që në kësi raste pamjet janë mahnitëse.
Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne si të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti është më i ftohtë.
Në këtë bjeshkë ka burime të ujit andaj sdo ta kemi problem. Për çdo rast, merrni së paku një shishe 1 L ujë me veti.
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber) çdo ditë nga ora 10 e mengjesit deri në orën 22.
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0650 PR dhe 0650 FR (nëse në këtë qytet bëhen 8 persona)
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.
Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. Ju rekomandojmë që ushqimin ta bleni një ditë përpara.
Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Rugovës !
Live to the Maxx !
Hiking Njeri
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.
LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !
JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !
ENGLISH
On Sunday October 1st hiking to beautiful Shtupeq mountain of Rugova gorge / Peja.
The level of difficulty is easy to moderate with aprox 15 km (ascent and descent) trail and mountain trekk.
To reserve your seat please call 045 834 141 and 044 205 236 (viber) from 10 – 22 every day until Saturday sept 30th.
We will start with a bus at 0700 am Sunday morning (sharp) in front of the tennis courts in Pristina and come back at the same place around 22 00 pm.
Hiking shoes are highly recommended for this hike. Please bring wind / rain jacket / thicker/winter jacket.