
- This event has passed.
Gjakova Highland Marathon 2017
October 7, 2017 @ 9:00 am - 2:00 pm
Maratona e Malësisë së Gjakovës është garë vrapimi e cila sivjet organizohet për herë të dytë në relacionin Gjakovë –Bajram Curri, duke u bërë kështu edhe maratona e parë ndërshtetërore, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Në kuadër të “Maratonës së Malësisë së Gjakovës”, është paraparë vrapimi në tri disiplina, në maratonë 42.195 km, gjysmë –maratonë 21 km si dhe stafetë 4X10 km.