Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Shkolla Pranverore për Komunikim, Protokoll& Etiketë Diplomatike / Spring School for Communication, Protocol and Diplomatic Etiquette

March 13 @ 10:00 pm - March 15 @ 1:00 am

PROGRAM I SHKOLLËS PRANVERORE
Sot në marrëdhëniet me ndërkombëtare, njohuritë për politikën e jashtme dhe të kuptuarit e ndërveprimit të duhur bazuar në protokollin dhe etiketën diplomatike janë nevojë dhe obligim e secilit që dëshiron të jetë në komunikim me botën e jashtme e cila është e vështirë për tu kuptuar pa njohuri të studiuara dhe të specializuara në këtë fushë.

KJO SHKOLLË PRANVERORE është dizajnuar për të mprehur aftësitë tuaja profesionale, sociale, afariste dhe diplomatike dhe për të fuqizuar kompetencën tuaj multi – kulturore të komunikimit; kjo kërkon një kuptim më të thellë të shtresave të ndryshme të Ndërtimit të Ekipeve dhe Strategjive të Komunikimit, Protokollit dhe Etiketës Diplomatike.

KUSH MUND / DUHET TË MARRË PJESË
• Diplomatë të rinj,
• Përfaqësues të Qeverisë
• Stafi i organizatave ndërkombëtare
• Diplomatë në detyrë
• Zyrtarë të komunikimit
• Zyrtarë të protokollit
• Menaxher dhe drejtues biznesi
• Konsulentë të PR
• Planifikues të takimeve
• Organizator të ngjarjeve
• Asistentë personalë dhe sekretarë
• Profesionistë administrativë
• Konsulent të marrëdhënieve njerëzore
• Ata të cilëve profesioni u kërkon komunikimin dhe shoqërimin në tregun global, dhe
• Ata që dëshirojnë të mprehin, rifreskojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre mbi protokollin ndërkombëtar në fushën e biznesit dhe diplomacisë.

Kjo SHKOLLË PRANVERORE intensive tre (3) ditore do t’ju pajis me certifikim të kryerjes së Kursit, libra, material, fotografi, video të protokollit, duke analizuar në grup sjellje dhe modele të kulturave të ndryshme nëpër botë.

INVESTIMI I JUAJ PËR TRAJNIM PËRFSHINË
• Dy ditë të plota dinamike, që përshijnë ligjërata dhe ushtrime (nga ora 09:00 – 16:00),
• Kafe pauzat dhe pije freskuese gjatë sesioneve,
• Trajnim interaktiv, në të cilin pjesëmarrësit do të ndahen në role të ndryshme,
• Materiale dhe literaturë gjithëpërfshirëse për pjesëmarrësit që të zgjerojnë njohuritë e tyre edhe pas kryerjes së kursit,
• Shpjegim në detaje të kodit të veshjes dhe termeve në ftesat diplomatike, organizimin e ngjarjeve diplomatike dhe
• Certifikimi i pjesëmarrësve.

PËRFITIMET TUAJA NGA KY KURS I SPECIALIZUAR
• Për të rritur dhe përsosur përdorimin e gjuhës tuaj diplomatike,
• Për të përsosur imazhin tuaj profesional publik, dhe
• Të rrisni vetëbesimin tuaj në marrëdhëniet me publikun dhe marëdhënieve ndërkombëtare.

LIGJËRUESIT/TRAINERËT:

Ligjëruesit dhe trajnerët në këtë SHKOLLË PRANVERORE të specializuar janë me përvojë evropiane në këtë fushë si psh: Kosovë, Austri,Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Bullgari, Gjermani, Shqipëri, Spanjë etj.

PJESËMARRËSIT E SYNUAR
Ky kurs i specializuar, synon të arrij 25 persona.

Kjo Shkollë PRANVERORE ka për qëllim të ofrojë shkathtësi dhe njohuri në fushën Negociatave, Etiketës Diplomatike dhe Protokollit. Në përfundim të këtij kursi të specializuar, pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje të marrin vendimet e duhura dhe të marrin në konsideratë një spektër të gjerë të situatave të mundshme të Protokollit dhe të udhëzimeve të dhëna, për t’iu mundësuar atyre që të përballen me situata sfiduese dhe të reja me besim të veçantë kur merren me zyrtarë të lartë qeveritarë.

Ky kurs i specializuar e specializuar tre (3) ditore do të ofroj një qasje praktike për çështjet e etikës dhe protokollit, nga ligjëruesit me përvojë ndërkombëtare duke theksuar studimet e rasteve të jetës reale, skenarët dhe situatat që mund të hasen stafi nga ndonjë organizatë ndërkombëtare ose qeveri.
Ky kurs është i hapur për Studentët, Anëtarët e Ambasadave dhe Përfaqësuesit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ndërqeveritare dhe joqeveritare. Menaxherët e lartë nga sektori privat janë të ftuar në mënyrë të barabartë që të përfitojnë nga ky kurs unik.

PAGESA PËR PJESËMARRJE
Pjesëmarrja në tërësi në këtë KURS ka një kosto prej #50 euro, të cilën secili pjesëmarrës duhet ta paguaj, bazuar në udhëzimin në fletë pranim.
Për konsultime ose pyetje, ju lutem kontaktoni në email: prot.diplo.academy@gmail.com ose +38345603619

REGJISTRIMI PËR PJESËMARRJE
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një forme regjistrimi në këtë model për pjesëmarrje deri me datë 10 Mars 2020, ora 23:00,
https://form.jotform.com/200142642064341

Details

Start:
March 13 @ 10:00 pm
End:
March 15 @ 1:00 am
Event Category:

Organizer

Academy for Protocol and Diplomacy
Phone:
+386 49 580 344
Email:
prot.diplo.academy@gmail.com
Website:
https://web.facebook.com/Academy-for-Protocol-and-Diplomacy-317706625244679

Venue

Pristina
Pristina, Kosovo 10000 + Google Map