Kosovo is a dynamic destination where tradition meets modern creativity, and its vibrant calendar of events reflects the country’s youthful energy and rich cultural roots. Among the standout happenings is Sunny Hill Festival in Pristina, a world-class music event founded by global pop icon Dua Lipa, which brings top international artists and thousands of fans to the capital each summer. Also gaining traction is NGOM Fest in Prizren, where music, nature, and activism come together in a unique blend, set against the stunning backdrop of the Sharr Mountains. For cinema lovers, the Dokufest International Documentary and Short Film Festival is a must-attend — turning the historic city of Prizren into a lively hub of film screenings, workshops, and late-night riverfront gatherings.
Kosovo also proudly celebrates its deep-rooted cultural heritage through events that honor its history and traditions. The Etno Fest in Kukaj village revives traditional rural life with folk music, artisanal crafts, and local cuisine in an authentic mountain setting. Meanwhile, Anibar Animation Festival in Peja showcases the power of animated storytelling, bringing together artists and audiences from across Europe. Whether you’re drawn by the sounds of global music, the depth of Balkan tradition, or the energy of emerging creatives, Kosovo’s events offer a fresh and unforgettable way to experience its unique identity and warm hospitality.

- This event has passed.
TruAktiv ne Prishtine 2020

Apliko tani: https://docs.google.com/forms/d/1SToN2Qh_DPmTG8VW5COGyUUYhEwMW4IGDrKf0TWKyEI/edit
Çka është truAktiv?
Sbunker rikthehet me organizimin e vitit të katërt të programit truAktiv. Edhe këtë rradhë truAktiv-i po vazhdon të zbarkoj në komuna të ndryshme të Kosovës. TruAktiv është program i ligjëratave/diskutimeve tematike dhe punëtorive që synojnë të nxisin mendimin kritik të rinisë rreth temave politike dhe sociale.
Kush mund të aplikojë?
Të gjithë të rinjtë e moshave 17-22 vjet me vendbanim në rajonin e Prishtinës (përfshi komunat e Kastriotit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Artanës dhe Drenasit).
Ku dhe kur?
Programi truAktiv zbarkon në Prishtinë në datat 17-20 mars. Në ditën e parë (17 mars) në pasditë do të mbahet vetëm një organizim social, ndërsa në datat 18-20 mars ligjeratat / disuktimet mbahen prej orës 13:00 deri në ora 17:30.
Bashkëbiseduesit dhe temat:
Bashkëbiseduesit e programit janë njohës të fushës, studiues dhe njerëz aktiv në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë. Diskutimet dhe punëtoritë do të udhëhiqen nga Adem Beha, Bardhi Bakija, Ardian Gola, Nora Ahmetaj, Natyra Agani, Aurela Kadriu, Visar Arifaj, Adelina Tërshani dhe shumë emra të tjerë.
Diskutimet do të ndahen në tre ditë tematike:
Dita 1: Kritikë në aktivizëm, ku do të flitet për ndikimin e aktivizmit në sferën publike, format e ndryshme të aktivizmit dhe rolin e satirës në aktivizëm.
Dita 2: Kritikë në shoqëri, ku do të diskutohet për sfidat konkrete të pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë në shoqërinë tonë duke u fokusuar në temat e shëndetit mendor, përballjes me të kaluarën, gjinisë e seksualitetit.
Dita 3: Kritikë në politikë, ku do të flitet për shoqërinë politike, sekularizmin dhe identitetet sociale.
Çka përfitoni nga programi?
– Mundësi për të bërë punë praktike në sbunker ose në njërën nga organizatat bashkëpunuese.
– Mundësi për të marrë pjesë në nivele të tjera të programit truAktiv, përfshirë:
– “TruAktiv Summit 2020” që do të mbahet në fund të vitit në Prishtinë me pjesëmarrës të programit truAktiv nga e gjithë Kosova.
– Programin e thelluar tre-mujor “Politika dhe Shoqëria”.
– Modulin “Produksioni Multimedial” dhe “Aktivizmi në Komunitet”.
– Mundësi për të përfituar mbështetje financiare dhe mentorim për nisma të vogla në komunitetet tuaja.
– Mundësi për t’u shoqëruar dhe për t’u bërë pjesë e komunitetit të gjerë të qindra pjesëmarrësve truAktiv.
Aplikoni duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara deri më 14 mars në ora 00:00. Vetëm 30 pjesëmarrësit e pranuar do të njoftohen deri më 16 mars.
Inkurajohen të aplikojnë të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve etnike pakicë.
—-
Shkolla e Mendimit Kritik është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.