
- This event has passed.
The impact of imagination — Public Talk with Ibrahim Nehme
October 7, 2017 @ 7:00 pm - 8:30 pm
Ibrahim Nehme initially wanted to study filmmaking but ended up in business school. He caught the journalism bug when he tried his hand at writing during his university studies. After working as a writer and strategist for a couple of media companies in Beirut, he quit his job, and seeing a need for an independent print publication that addressed sociocultural change in the Arab region, in 2012 he founded The Outpost, “a magazine of possibilities in the Arab world.”
Ibrahim stopped publishing The Outpost in September 2016 and has spent the ensuing year reflecting on his work with the magazine, as well as researching the role of culture in advancing movements of resistance and change. In his presentation, he will share what he’s learned in the past year, and talk about the power of our collective imagination and how radical media organizations could bring about radical transformations and cultural shifts.
Volume UP is a K2.0 public talks program focused on exploring journalism models and communication approaches that change our perceptions of reality and collectivity in our daily life, beyond the everyday 24/7 news cycle.
•Translation (English/Albanian) provided.
***
And on Friday, Oct. 13 join an intensive workshop with Ibrahim Nehme, organized by Kosovo 2.0 at Termokiss as part of the Termokiss community event Krejt Ka Pak.
•The Lifecycle of an Idea [Workshop]
Ideas are like living organisms. They evolve and morph into different forms, take lives of their own, travel across distances, and spread like viruses. What begins as a small idea could slowly transform and become a really powerful idea that captures our collective imagination.
In today’s world we are in need of bold ideas that resist the systematic and institutionalized attempts to repress our freedoms; ideas that inspire us to imagine and work towards a better future.
In this workshop, participants will dissect the lifecycle of an idea and learn how to generate, develop and disseminate ideas that have impact. Anyone interested in the creative process, storytelling and general cultural practices is welcome to join in this half-day workshop.
Due to a limited number of places (up to 20), we kindly ask you to send an email to kosovotwopointzero@gmail.c
•Workshop schedule: from 16:00 to 21:00.
•Registration is free of charge.
•Deadline for registration is 12:00 on Oct. 12.
•The workshop will be conducted in English.
**
Volume UP events are supported by the Embassy of the Netherlands in Kosovo
————————–
VOLUME UP II: Ndikimi i imagjinatës – me Ibrahim Nehme [Bisedë Publike]
Ibrahim Nehme fillimisht kishte dëshirë ta studionte regjinë, por në fund përfundoi në degën e biznesit. U bë i varur nga gazetaria kur filloi të shkruante gjatë studimeve universitare. Pasi punoi si shkrimtar dhe strateg për disa kompani mediale në Bejrut, e la punën meqë e pa nevojën për një botim të pavarur dhe të shtypit i cili merret me ndryshimet socio-kulturore në rajonin arab. Në vitin 2012 ai e themeloi revistën The Outpost – “revistë e mundësive në botën arabe”.
Ibrahimi i ndali publikimet në këtë revistë në shtator të vitit 2016 dhe vitin tjetër e ka kaluar duke analizuar punën e tij me revistën, si dhe duke hulumtuar për rolin e kulturës në avancimin e lëvizjeve të rezistencës dhe të ndryshimit. Në prezantimin e tij, ai do t’i ndajë me ne ato që i ka mësuar në vitin e fundit, dhe do të flasë për fuqinë e imagjinatës sonë kolektive, si dhe për atë se si organizatat radikale mediale mund të sjellin transformime radikale dhe ndryshime kulturore.
Volume UP është program i bisedave publike i organizuar nga K2.0. Fokusohet në eksplorimin e modeleve të gazetarisë dhe qasjeve të komunikimit të cilat i ndryshojnë perceptimet tona të kolektivitetit në jetën tonë të përditshme, përtej ciklit të përditshëm të lajmeve 24/7.
•Në këtë bisedë do të ketë përkthim anglisht-shqip.
***
Të premtën me 13 tetor ejani të merrni pjesë në një punëtori intenzive me Ibrahim Nehme, tëorganizuar nga K2.0 në Termokiss si pjesë e ngjarjes Krejt Ka Pak të komunitetit Termokiss.
•Cikli i jetës së një ideje [Punëtori]
Idetë janë si organizma të gjalla. Ato evoluojnë dhe ndryshojnë formën e tyre, zhvillohen vetë, udhëtojnë larg dhe shpërndahen si virus. Nisin si ide të vogla e ngadalë transformohen dhe bëhen ide shumë të fuqishme të cilat e kapin imagjinatën tonë kolektive.
Në botën e ditëve tona kemi nevojë për ide të guximshme të cilat u rezistojnë përpjekjeve sistematike dhe të institucionalizuara për t’i shtypur liritë tona; ide të cilat na frymëzojnë të imagjinojmë e të punojmë për një të ardhme më të mirë.
Në këtë punëtori pjesëmarrësit do ta analizojnë ciklin jetësor të një ideje dhe do të mësojnë se si prodhohen, si zhvillohen dhe si shpërhndahen idetë që kanë ndikim. Ju që jeni të interesuar për procesin kreativ, rrëfimin e historive dhe praktikat e përgjithshme kulturore jeni të mirëseardhur në këtë punëtori gjysmëditore.
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve (deri në 20), ju lusim të na dërgoni një letër elektronike në kosovotwopointzero@gmail.c
•Orari i punëtorisë: 16:00 – 21:00.
•Regjistrimi bëhet pa pagesë.
•Afati i fundit për regjistrim është më 12 tetor në orën 12:00.
•Punëtoria do të mbahet në gjuhën angleze.
**
Ngjarjet Volume UP mbështeten nga Ambasada e Holandës në Kosovë.