
- This event has passed.
Prezantim nga Z. Donald Harter, Syracuse University
October 17, 2017 @ 11:00 am - 11:59 pm
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “ në bashkëpunim me Smart Center, organizojnë ligjeratën me karakter informues me përfaqësuesin e Whitman School of Management, Syracuse University, New York, Z. Donald Harter.
Data: 17 Tetor 2017
Ora: 11:00h
Vendi: Amfitetari i madh
Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosoves “ Pjetër Bogdani “
Përmbajtja e ligjerates:
• Programet që ofron Syracuse University
• Mundësitë e studimit në këtë Universitet prestigjioz
• Kriteret e pranimit
• Testet standard
• Mundësitë për kombinim programesh
• Mundësitë për bursa
• Mundësitë për punësim pas përfundimit të studimeve
• Procedurat për vizë studentore
• Mundësitë e qëndrimit pas studimeve në SHBA
Ligjërata shtesë do të perfshijë shtjellimin e temave:
• Si të shkruani një letër motivimi
• Si të kompletoni CV-në tuaj
• Si të dërgoni aplikacionin online
Përfituesit: Studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “
Rangimet nacionale në cilësin e arsimit të lartë në Sh.B.A., Syracuse University njihet për programet më të mira në botë në disa fusha:
I pari në shkenca politike (Maxwell School of Public Policy)
I pari në gazetari (Newhouse School of Communication)
I treti në ndërmarrësi (Whitman School of Management)
I teti në Marketing (Whitman School of Management)
Bëhuni pjesë e diskutimit me vlerë për një mundësi të re akademike. Shpreh pyetjet tuaja me rendesi për Syracuse University, New York. Rrjetizohu, ndërto urat e komunikimit.
Ju mirëpresim!