- This event has passed.
Panairi i 21-të i librit ‘Prishtina 2019’ / The 21st Book Fair ‘Prishtina 2019’
June 5, 2019 @ 9:00 am - June 9, 2019 @ 8:00 pm
Panairi i 21-të i librit do të mbahet nga 5-9 qershor 2019 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, “Panairi i 21-të i librit” është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor, në orën 12:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.
Panairi do të mbyllet më 9 qershor, në orën 19:00.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9.00-20.00.
Hyrja për vizitorë: Pa pagesë!
Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj, rreth 1500-1700. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 5500.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rêndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate:
– 20-vjetori i çlirimit të Prishtinës dhe Kosovës
– 100-vjetori i Konferencës së Paqes
– 400-vjetori i vdekjes së Lekë Matrëngës
– 200-vjetori i lindjes se Walt Whitman
– 200-vjetori i lindjes së Herman Melville
– 200-vjetori i lindjes së George Eliot
– 100-vjetori i lindjes së Alain Bosquet
– 90-vjetori i lindjes së Rexhep Hoxhës
– 90-vjetori i lindjes së Kosovë Rexhë Balës
– 80-vjetori i lindjes së Adelina Mamaqit
– 80-vjetori i lindjes së Rrahman Dedajt
– 70-vjetori i vdekjes së Mithat Frashërit
– 70-vjetori i vdekjes së Vinçenc Prennushit
– 40-vjetori i vdekjes së Jakov Xoxes