Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Mountain Range of Bilo and Çerenaku Peak/ Vargmali i Bilos dhe Maja e Çerenakut

January 14, 2018 @ 7:00 am - 6:00 pm

Image may contain: mountain, sky, outdoor and nature

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare që do të zhvillohet në Vargmalin e Bilos dhe Çerenakut. Kjo ngjitje do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 14.01.2018.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 14.01.2018 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 €
Për pjesëmarrësit me vetura private: 5 €

Si të Rezervoni: 
E-mail: alpineclubprishtina@gmail.com;
FB: www.facebook.com/KlubiAlpin/
Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp).
E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë ora 12:00

Detajet e Shtegut (T2):
Lartësia Maksimale: 2043 m/lmd (Çerenak)
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit, Vargmali i Bilos dhe Çerenakut
Tereni: T2. Shteg i hapur rural dhe malor, por ka edhe segmente pa shteg të shënuar.
Kohëzgjatja e Ecjes: 7 orë
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 17 km (e përafërt)

Vëmendje:
Uji i Groposur, Maja Bilo dhe Maja e Çerenakut gjenden në Bjeshkët e Sharrit, në mes të Bjeshkëve të Therandës dhe Prizrenit. Rrethinat e saj dikur kanë qenë zona të mbrojtura dhe kanë pasur vlera të jashtëzakonshme të florës dhe faunës; ndërsa sot ka iniciativa që ky regjion të vihet nën mbrojtje dhe të përfshihet në Parkun Nacional të Sharrit, me qëllim të rikthimit të satusit të mëparshëm

Merrni ushqim ditor (sanduiq, fruta, arrorë, etj), si dhe 2 L ujë. Ecja është dimërore, prandaj duhet të keni me vete këpucë dimërore, xhaketa dhe rroba rezervë.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Ekipi i Udhërrëfyesve të K.A.P.

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,

Details

Date:
January 14, 2018
Time:
7:00 am - 6:00 pm

Organizer

Klubi Alpin Prishtina
Phone:
+377 44 312 744
Email:
alpineclubprishtina@gmail.com
Website:
http://www.klubialpinprishtina.com

Venue

Sharr Mountains
Kosovo + Google Map