Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Livadhet e Malësorëve-Bjeshkët e Rugovës

November 5, 2017 @ 7:00 am - 8:00 pm

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës që do të zhvillohet në Livadhet e Malësorëve në Bjeshkët e Rugovës. Ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 05.11.2017/ ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë, ora 12:00

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel: + 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T1 dheT2):

Vendndodhja: Bjeshkët e Nemuna-Rugovë
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 6-7 orë
E rëndësishme: Merrni ushqim ditor dhe ujë/ këpucë të përshtashme, xhaketë dhe rroba të ngrohta.

Informata shtesë:

Livadhet e Malësorëve janë bjeshkë e Licës në Grykën e Rugovës, afër Kuqishtes. Ecja është e përshtatshme për këtë kohë të vitit ndërsa në kthim do të bëhet një pushim kafeje në Grykë. Moti është i përshtatshëm dhe priten temperatura deri në 14°c, por gjithsesi duhet të keni rroba të ngrohta me vete.

Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.

Udhërrëfyes: Shpëtim Kaliqani
Ndihmës: Haki Hasanramaj

K.A.P. Ju dëshiron vikend të këndshëm,

Details

Date:
November 5, 2017
Time:
7:00 am - 8:00 pm

Organizer

Bjeshket e Rugoves

Venue

Klubi Alpin Prishtina
Anton Harapi p.n.
Pristina, Kosovo 10000
+ Google Map
Phone:
+377 44 312 744
Website:
http://www.klubialpinprishtina.com