- This event has passed.
Konferenca për Ndërmarrësi Sociale 2018 / Conference for social entrepreneurship 2018
November 13, 2018 @ 11:00 am - 7:30 pm
Organizata LENS në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë, e cila është gjithashtu pjesë e Global Entrepreneurship Week Kosovo, dhe si pjesë e programit për mbështetje direkte dhe strategjike të ndërmarrjeve sociale në Kosovë përkrahur nga Enhancing Youth Employment- EYE Project është duke organizuar Konferencën për Ndërmarrësinë Sociale.
Qëllimi i konferencës është promovimi i ndërmarrësisë sociale në Kosovë, prezantimi i të arriturave dhe adresimi i sfidave në këtë fushë.
Përvojat dhe historitë e suksesit do t’i ndajnë me të pranishmit ndërmarrës social të suksesshëm nga vendi, ndërsa folës kryesorë të konferencës do të jenë ekspertët e ndërmarrësisë sociale të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, Indira Kartallozi, drejtoreshë e Kaleidoscope Futures dhe themeluese e Migrant Entrepreneurs International dhe Mentor Dida nga Ashoka’s Youth Venture.
Programi:
Panairi i ndërmarrjeve sociale
11:00 – 16:00
Paraqitja e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga ndërmarrjet sociale në Kosovë
16:00 – 16:30
Koktej i përbashkët
Konferenca e ndërmarrësisë sociale
16:30 – 16:40
Fjalë hyrëse
16:40 – 17:15
Indira Kartallozi, Kaleidoscope Futures
17:15 – 17:25
Mrika Aliu, Amc Health – Tesha Vesha
18:00 – 19:00
Diskutim me temën: Ndërmarrjet sociale në Kosovë
Pjesëmarrës në diskutim:
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
ICK
UNICEF Innovations Lab Kosovo
VentureUP
Create foundation
Germin
Caritas Kosova
19:00 – 19:10
Besnik Leka, Leka Lamps
19:10 – 19:45
Mentor Dida, Ashoka
19:45 –
Përmbyllja dhe rekomandimet