Kosovo is a dynamic destination where tradition meets modern creativity, and its vibrant calendar of events reflects the country’s youthful energy and rich cultural roots. Among the standout happenings is Sunny Hill Festival in Pristina, a world-class music event founded by global pop icon Dua Lipa, which brings top international artists and thousands of fans to the capital each summer. Also gaining traction is NGOM Fest in Prizren, where music, nature, and activism come together in a unique blend, set against the stunning backdrop of the Sharr Mountains. For cinema lovers, the Dokufest International Documentary and Short Film Festival is a must-attend — turning the historic city of Prizren into a lively hub of film screenings, workshops, and late-night riverfront gatherings.
Kosovo also proudly celebrates its deep-rooted cultural heritage through events that honor its history and traditions. The Etno Fest in Kukaj village revives traditional rural life with folk music, artisanal crafts, and local cuisine in an authentic mountain setting. Meanwhile, Anibar Animation Festival in Peja showcases the power of animated storytelling, bringing together artists and audiences from across Europe. Whether you’re drawn by the sounds of global music, the depth of Balkan tradition, or the energy of emerging creatives, Kosovo’s events offer a fresh and unforgettable way to experience its unique identity and warm hospitality.

- This event has passed.
Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore 5
April 20, 2018 @ 8:00 am - April 22, 2018 @ 5:00 pm
KSUMT në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e
Mjekesisë Dentare, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Urdhrin e Farmacistit, Urdhrin e Infermierit, Urdhrin e Mjekut, Urdhrin e Stomatologut, Organizatën Brainstorm, Universitetin Aldent, Universitetin “Albanian University”, Universitetin ZKM dhe e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shendetesise dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” organizojnë KONFERENCËN KOMBËTARE TË SHKENCAVE MJEKËSORE 5, në datat 20-22 Prill 2018.
Ky aktivitet vjen në edicionin e tij të pestë pas një pune intensive disa mujore si një përpjekje e përbashket dhe një punë serioze e një stafi të gjerë profesorësh dhe studentësh.
► Konferenca do të zhvillohet në 3 ditë, do të jetë e ndarë në 8 salla paralele, ku do të përfshihen:
1-Prezantime nga profesorë të ndryshëm dhe profesionistë të specialiteteve të ndryshme (200 referime)
2-Prezantime nga studentë të udhehequr nga pedagoge të ndryshëm (50 referime)
3-Prezantime individuale në poster (100 prezantime)
Kjo konferencë do të përfshijë prezantime temash shkencore nga fusha të ndryshme përfshire këtu: Fakultetin e Mjekësisë, Departamentin e Farmacisë, Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
Një numër i konsiderueshëm lektorësh do të vijnë dhe nga vende të ndryshme si Amerika, Itali, Gjermani,Turqi, Kosovë, Mal i Zi, Serbi dhe Maqedoni.
Aktiviteti është në proces akreditimi dhe do te perfshije 22 kredite per pjesemarresit pasiv dhe 44 kredite per pjesemarresit aktiv.
Konferenca do të ketë 3 faza si më poshtë:
1.Fazën e aplikimit të studentëve me tema shkencore në mënyrë aktive
2.Fazën e aplikimit të profesionistëve në mënyrë aktive
3.Fazen e aplikimit të profesionistëve dhe studentëve në mënyrë pasive.
Për sa i përket fazës së parë temat ku studentet mund të aplikojnë janë si më poshtë:
Farmaci
1.Prof.Ledjan Malaj – Studim mbin njohuritë e studentëve të farmacisë mbi përdorimin racional të antibiotikëve dhe antibiotiko-rezistencën.
2.Prof.As Brunilda Myftari – Përdorimi korrekt i probiotikëve në kozmetologji.
3.Dr.Shk Linda Matua – Pesticidet dhe vetëhelmimet.
4.Prof Ledjan Malaj – Formulimi i shurupeve në varësi të adherencës terapeutike të pacientit.
5.Prof.As. Skerdilajd Xhulaj – Të dhënat mbi sherebelen e kultivuar në disa zona të Shqipërisë.
6.Dr.Shk Erjon Troja – Problematikat e semundjeve të rralla dhe zhvillimi specifik i barnave për to.
7.Dr.Shk Delina Xhafaj – Formulime pediatrike galenike, roli i farmacistit.
8.Prof.As.Entela Haloci – Ndikimi i sintezës Organike në zbulimin dhe zhvillimin e barnave.
Stomatologji
1.Prof.Dr.Xhina Mulo – Ndihma e grafive (panoramexi, cefalometria, grafia e dores, etj.) në praktikën ortodontike.
2.Prof.As Edit Xhajanka – Përzgjedhja e dhëmbëve artificial frontal sipas kritereve estetike në protezat e lëvizshme.
3.Dr.Shk.Manola Kelmendi – Traumat e dhëmbëve të përhershëm ne 12 vjeçaret e shkollave 8vjeçare të Tiranës.
4.Dr.Shk.Manola Kelmendi – Incidenca e patologjive të pulpës në denticionin primar tek fëmijët e trajtuar në KSU gjatë viteve 2016 – 2017.
5.Dr.Jakup Vrioni – Përdorimi i PRF në kirurgjinë orale.
6.Dr.Bisela Asllanaj – Problemet klinike dhe menaxhimi i dhëmbëve të prekur nga hipomineralizimi molar incisor(MIH).
7.Dr.Shk.Rosela Xhemnica – Humbja e parakohshme e dhëmbëve të qumeshtit, pasojat në arkadën dentare.
8.Dr.Shk.Koço Gjilo – Përgatitja e punimeve provizore me masë përpara preparimit të dhëmbëve (Metoda Direkte).
9.Merita Bardhoshi – Menaxhimi i fokuseve Dentare
10.Prof.As.Merita Bardhoshi – Kirurgjia preprotetike në ndihmë të protezimit.
11.Prof.Dr.Rozarka Budina – Shkeljet etiko-profesionale në praktikën dentare.
Mjekesi e Pergjithshme
1.Prof.As.Albana Fico – Faktorët e rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve pulmonare, cila është dinamika shqiptare e tyre?
2.Dr.Shk.Aurel Demiraj – Të rejat në trajtimin bashkëkohor të infarktit të miokardit mbështetur tek rekomandimet e ESC 2017.
3.Dr. Adela Perolla – Të dhëna epidemiologjike për sferocitozën në Shqipëri.
4.Dr.Shk.Monika Fida – Sëmundjet e lëkurës dhe anekseve te saj, të dhëna epidemiologjike.
5.Prof.As.Entela Shkodrani – Diagnoza diferenciale e sëmundjeve buloze
6.Prof.As.Rudi Domi – Proteksioni organor perioperator.
7.Prof.As.Rudi Domi – Hipoperfuzioni.
8.Dr.Shk.Darjel Thereska – Koncepte aktuale mbi diagnozën dhe trajtimin e apendisitit akut.
9.Dr.Arvit Llazani – Mbyllja e plagës dhe strategjitë e parandalimit të hernies incizionale.
10.Prof.Dr.Bajram Hysa – Determinantet e shëndetit.
11.Dr.Ervin Rrapushi – Fibromialgjia.
12.Dr.Shk.Rezart Ajazi – Çrregullimet kryesore të menopauzës.
13.Prof.As.Diamant Shtiza – Sindromi nefrotik në moshën pediatrike.
14.Dr.Shk.Teona Bushati – Faktorët prognostik në meningeoma.
15.Dr.Shk Alketa Hoxha – Dehidrimi hipertonik tek foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri dhe problemet që rrjedhin prej saj.
Fakulteti I Shkencave Mjekesore Teknike
1.Dr.Shk.Ilirjan Laçi – Korrelacioni i ekografisë dhe shintigrafisë në noduset e glandulës tiroide.
2.Prof.As.Manika Kreka – Kujdesi i infermierit para një fëmijë dhe adulti me Talasemi, i cili transfuzionohet me masë eritrocitare.
3.Dr.Elsid Sulaj – Rehabilitimi fizioterapeutik në pacientët kardiologjik.
4.Prof.As.Vjollca Hajro – Kujdesi infermieror në pacientët me rrugë artificial ajrore në njësinë e kujdesit intensive.
5.Prof.As.Vjollca Hajro – Komplikacionet e pacientëve ne ventilim mekanik dhe ndërhyrjet infermierore dhe fizioterapeutike për parandalimin e tyre.
6.Dr.Shk.Alketa Hoxha – Screening për dëgjimin tek neonati.
7.Dr.Shk.Klodiana Poshi – Diabeti dhe shtatëzania.
8.Dr.Emirvina Koliçi – Ndryshimet e parametrave të hemogramës në shtatëzani.
9.Dr.Shk.Gentian Stroni – Kujdesi paliativ në HIV/AIDS.
10.Dr.Sashen Rexhepaj – Disleksia dhe administrimi i saj.
11.Dr.Shk.Klerida Shehu – Kujdesi infermieror në kabinetin e endoskopisë.
Vendet janë të limituara dhe për çdo temë do të përzgjidhen 2-3 studentë ndaj ju ftojmë të aplikoni në:
https://form.jotformeu.com/80415260493352
Afati i fundit i aplikimit data 15 prill 2018, ora 22:00.
Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
Cel. 069 29 32 910
E-mail: med.sci.conf@gmail.com
Website: www.kkshm.weebly.com
Ju mirëpresim!