Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

In the Peak of the Big Mountain, on Sunday/ Të dielën në majën e Malit të madh

January 27, 2018 @ 7:30 am - 10:30 pm

Image may contain: cloud, sky, tree, outdoor and nature

Përshëndetje miq.
Të dielën e radhës do ngjitemi në majën e Malit të madh (Artanë), 1250 m/lmd .
Për adhuruesit e ecjeve, mundësit janë ideale edhe për një aktivitet, jo të vështirë fizik, por edhe për t’u kënaqur disa orë në natyrën e bukur të Gollakut.
Ngjitja drejt majës së Malit të madh bëhet nga vendit afër stacionit policor të Artanës, ndërsa pasi ta shkelim majën e malit, kthimin do ta bëjmë drejt Kalasë së Artanës, ku pjesëmarrësve do t’u ofrohet mundësia ta vizitojnë këtë vend të vjetër, e më pastaj lëshohemi drejt pikës tjetër, mbi fshatin Boston, ku na pret autobusi.
Preferohet të visheni me atlete ose këpucë mali. Merrni me vete, ujë, ushqim dhe ndonjë pemë.

Vendtakimi: Te rrethi, pëballë FSK-së në Gjilan (Në rrugën e Kufcës)
Ora: 7:45-8:00
Transporti me autobus: 3 €

PS : Ky është një aktivitet jo i vështirë . Ecja, 4-5 orë (vajtje ardhje).

Rezervimi i vendeve, i mundshëm deri në mesditën e së shtunës (27 janar 2018)

Në numrat e telefonit ose na shkruani në inbox.
+377 44 153 480
+377 44 518 390
+377 44 194 695

Ju mirëpresim!
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “GJILANI”

Details

Date:
January 27, 2018
Time:
7:30 am - 10:30 pm

Organizer

Klubi Alpin Gjilani
Phone:
+386 49 114 444
Email:
info@klubialpingjilani.com
Website:
www.klubialpingjilani.com

Venue

Klubi Alpin Gjilani
Gjilan, Kosovo 60000 + Google Map
Phone:
+386 49 114 444
Website:
www.klubialpingjilani.com