
- This event has passed.
Hiking Trip “VALBONA” 08 Tetor 2017
October 8, 2017 @ 6:00 am - 5:00 pm
Vjeshtën po e vazhdojmë edhe me një hiking-trip ditor. Në fundjavën e radhës si destinacion kemi përzgjedhur Valbonën, cak do ta kemi Qafën e Valbonës nga ku shihet një pamje e mrekullueshme e Parkut Kombëtar THETHI, dhe Lugina e Valbonës.
NUMËR I KUFIZUAR I PJESMARRËSVE.
Vështirësia: Mesatarisht e vështirë.
Transporti: Autobus (Prishtinë-Valbonë dhe anasjelltas).
Cmimi: 10EUR (në cmim përfshihet transporti dhe guida).
Vendtakimi: Stacioni i Autobusëve, Prishtinë.
Ora e nisjes: 06:00.
Ora e kthimit: 17:00.
Veshjet & paisjet: Veshje të përshtatshme për lëvizje (+rezervë), rezistence ndaj shiut, këpucë malore (planika, cokulla), shkopinjë për ngjitje malore.
Ushqimi: Sanduiqa të gatshëm apo përbërësit, fruta, 1.5l ujë, dhe ushqime të tjera me përbërje të energjisë dhe vlerave ushqyese (lajthi, arra etj).
DUHET PATJETËR TË KENI ME VETE DOKUMENT UDHËTIMI: – Letërnjoftim apo – Pasaportë.
INFORMACION ME RËNDËSI: Rezerzvimi kompletohet vetëm kur realizohet pagesa. Pagesa bëhet përmes bankës, rezervimi dhe detajet e pagesës në tel: 044 280 762 (whatsapp + viber).
AFATI PËR REZERVIME 06 TETOR (E PREMTE).
PS: Sipas platformave të ndryshme për parashikimin e motit temperaturat do t’jenë 14-16C, por duke pasur parasysh që jemi në stinën e vjeshtës dhe lartësisë ku do të ngjitemi, ndryshimet e motit mund të jenë të mundshme, prandaj ju këshillojmë që t’jeni t’përgatitur me veshje të ngrohta dhe rezistente ndaj shiut.