
- This event has passed.
Hack Day Kosova 2017
October 12, 2017 @ 2:00 pm - October 14, 2017 @ 2:30 pm
Për të dytën herë më radhë, si lider në fushën e Shkencave kompjuterike, Sistemeve të Informacionit dhe jo vetëm, UBT ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e edicionit të dytë të aktivitetit të rëndësishëm kushtuar sigurisë kibernetike, “#HackDayKosova 2017”.
I njohur dhe regjistruar ndërkombëtarisht, aktiviteti treditor do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, përgjatë datave 12, 13 e 14 tetor, organizim ky që do të bëhet nën kujdesin e #UBTCERT dhe do të mbahet për nder të Muajit Evropian për Siguri kibernetike, që sivjet feston vitin e pestë të organizimit.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre me të dhëna si emri, mbiemri, mosha dhe profesioni në postën elektronike cert@ubt-uni.net deri të Mërkurën e datës 11 Tetor ora 23:59.