- This event has passed.
Ecje – BURIMET E ÇELEPINOS DHE RUDOKA E MADHE/ Hiking
June 26, 2019 @ 7:00 am
€10Të Nderuar Miq,
Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Masivin Malor të Çelepinos dhe Rudokës së Madhe, në afërsi të fshatit Brod. Kjo ecje do të zhvillohet këtë vikend, me datën 23.06.2019. Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.
Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 23.06.2019 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 10 € (për person)
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë
Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel:+ 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp).E dërgoni Emrin-at/Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.
Detajet e Shtegut (T1 dhe T2):
Lartësia: 2658 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit; Regjioni Jugor.
Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare
Kohëzgjatja e Ecjes: 8 orë (e përafërt)
Çfarë duhet të merrni: Ushqim ditor dhe ujë, rroba të përshtatshme, kapelë verore, shami, mbrojtës kundër djegies nga dielli, etj
Përshkrimi:
Itinerari i udhëtimit me autobus është Prishtinë -Dragash-Brod. Këtë herë do të përshkohet Lugina e Çelepinos ku edhe gjendet Burimi (apo Vrella) e Çelepinos, vend i veçantë ky që do të na freskojë përgjatë gjithë ecjes sonë. Pushtimi i Rudokës do të bëhet nga Qafa e Çelepinos në lindje. Në kthim, planifikohet të bëhet një pushim kafeje në Hotelin Arxhena.
Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj
Ndihmës: Nazmi Hasanramaj dhe Florent Shala
KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm