- This event has passed.
Bajgora Mountains – Maja e Bajrakut1790 m/lmd
March 3, 2019 @ 7:00 am - 6:00 pm
Të Nderuar Miq,
Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen e së dielës në Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, me qëllim, pushtimin e Majës së Bajrakut, nga drejtimi i Jugut. Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e Diel, me datën 03.03.2019.
Detajet:
Nisja e Saktë: e Diel, 03.03.2019 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Me Autobus
Participimi për pjesëmarrje:
Ata që rezervojnë në autobus: 10 € (për person)
Ata që vijnë me vetura private: 5 € (për person)
Si të Rezervoni:
Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel:+ 377 44 240 517 (SMS, Viber, WhatsApp). E dërgoni Emrin-atMbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.
Detajet e Shtegut (T1):
Lartësia: 1790 m/lmd
Vendndodhja: Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, Komuna e Mitrovicës
Koordinatat gjeografike: 43° 01′ 07” V 21° 00′ 57” L
Ecje e Planifikuar: 6 h
Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 16 km
Karakteri i Shtegut: Rrugë fshati; Shtigje bjeshke, Terren i hapur.
Kërkesa: Përgatitje për ecje dimërore; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
Përshkrimi:
Bjeshkët e Shalës së Bajgorës përbëjnë pjesën jugore të Masivit të Kopaonikut, ndërsa maja më e lartë në këtë kompleks (brenda Kosovës) është Maja e Bajrakut. Ecja do të bëhet në kushte dimërore, por shtegu është i lehtë dhe transparent. Nisja bëhet afër fshatit Bajgorë, ndërsa në kthim, do të bëhet një pushim çaji në lokalet hoteliere të zonës.
Ju lutemi, lajmërohuni me kohë, që të organizohet më lehtë transporti.
Udhërrëfyes: Qëndrim Sopi
Ndihmës: Florent Shala
KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm,