Kosovo is a dynamic destination where tradition meets modern creativity, and its vibrant calendar of events reflects the country’s youthful energy and rich cultural roots. Among the standout happenings is Sunny Hill Festival in Pristina, a world-class music event founded by global pop icon Dua Lipa, which brings top international artists and thousands of fans to the capital each summer. Also gaining traction is NGOM Fest in Prizren, where music, nature, and activism come together in a unique blend, set against the stunning backdrop of the Sharr Mountains. For cinema lovers, the Dokufest International Documentary and Short Film Festival is a must-attend — turning the historic city of Prizren into a lively hub of film screenings, workshops, and late-night riverfront gatherings.
Kosovo also proudly celebrates its deep-rooted cultural heritage through events that honor its history and traditions. The Etno Fest in Kukaj village revives traditional rural life with folk music, artisanal crafts, and local cuisine in an authentic mountain setting. Meanwhile, Anibar Animation Festival in Peja showcases the power of animated storytelling, bringing together artists and audiences from across Europe. Whether you’re drawn by the sounds of global music, the depth of Balkan tradition, or the energy of emerging creatives, Kosovo’s events offer a fresh and unforgettable way to experience its unique identity and warm hospitality.

- This event has passed.
Apliko në programin e BE-së për bursa post-diplomike 2018
February 5, 2018 @ 2:00 pm - 5:00 pm
Lajmërim për Aplikim në Raundin e 11-të, të Skemës Young Cell, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin e 11-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga e hëna, 15 janar 2018 deri të hëna, me 5 shkurt 2018 dhe kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së.
Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara), për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, ekonomik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në http://ycskosovo.eu/) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:
1) Juridik – deri në 25 bursa në dispozicion
2) Administratë Publike – deri në 10 bursa në dispozicion
3) Ekonomik – deri në 10 bursa në dispozicion
Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:
Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaportë të vlefshme të Kosovës apo letërnjoftim të lëshuar nga
Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini
re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e vendbanimit të dyja kërkohen në rastet kur në asnjë
mënyrë nuk mund të sigurohet letërnjoftimi).
Të diplomuarit në njërën nga fushat e lartëpërmendura të studimev (ju lutemi referojuni Aneksit I të
Rregullores së Punës në dispozicion në http://ycskosovo.eu/). Studentët të cilët janë në përfundim të
fakultetit poashtu mund të kenë të drejtë konkurimi nëse marrin diplomën jo më vonë se 31 korrik
2018.
Flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe apo serbe. Njohja e gjuhëve tjera të BE-së nuk
konsiderohet përparësi.
Janë të gatshëm të udhëtojnë dhe të lëvizin jashtë vendit nga muaji gusht 2018 deri tetor 2019 dhe
të vijojnë trajnime intenzive nga mesi i muajit mars 2018 dhe më tutje.
Janë lindur më 4 shkurt 1983 apo më vonë.
Bursat do të mbulojnë shpenzimet për deri në 45 bursistë, si në vijm:
Shpenzimet e shkollimit
Shpenzimet e jetesës
Shpenzimet e vizës
Sigurimin shëndetësor
Nje bilete kthyese
Testin e gjuhës angleze IELTS (dhe testin GMAT nëse është e nevojshme)
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:
Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikantë për së paku 1 muaj para nisjes (përveç
shërbyesve civil të cilët veç janë të punësuar në Administratën Publike në Kosovë).
Ndjekin Programin e Trajnimit të Gjuhës YCS (ku është e nevojshme).
Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike.
Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit (nëse janë shërbyes civil) të pandërprerë tre vjeçar
në Administratën Publike të Kosovës (përfshirë punësimin nëpër komuna dhe qeveri lokale), pas
kthimit.
Përzgjedhja do të zhvillohet në tri faza dhe përfshinë:
Para-përzgjedhja në kriteret administrative dhe ato të përzgjedhshmërisë.
Testet me shkrim (njohja e gjuhës angleze, njohuri të përgjithshme për BE-në, vlerësimi verbal &
numerik).
Intervistë nga paneli i akademikëve evropianë. Përfaqësuesit e ZBE dhe të MIE do të marrin pjesë
në panel si vëzhgues.
Femrat dhe përfaqësuesit e minoriteteve fuqimisht inkurajohen të aplikojnë. Formularët e aplikimit dhe dokumentet tjera përcjellëse do të jenë të disponueshme për shkarkim nga interneti, në web faqen vijuesewww.ycskosovo.eu deri me 5 shkurt 2018. Rregullat e Skemës dhe kriteret e përzgjedhjes do të jenë online dhe duhet të lexohen dhe të kuptohen përpara dorëzimit të aplikacionit.
Aplikuesit duhet të kompletojnë në gjuhën angleze Formularin e Aplikimit YCS RXI, CV-në formatin Europass dhe duhet të bashkangjesin në Aplikacion Letrën Motivuese të nënshkruar dhe me datë, duke spjeguar se pse ata dëshirojnë të marrin pjesë në Skemë.
Të gjithë Aplikantët në Aplikacionet e tyre duhet të përfshijnë kopjet e diplomave apo titujve të fituar dhe origjinalin (ose kopjet e çertifikuara të) transkripteve dhe kopje të pasaportës së vlefshme/letërnjoftimin lëshuar nga autoritetet e Kosovës ose dëshmitë tjera të lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë. Në rastin e kandidatëve të cilët janë në përfundim të studimeve, ata me aplikacion duhet të bashkangjesin kopjen origjinale (ose të çertifikuar të), transkriptit të notave dhe një deklaratë të pregaditur nga vetë kandidati në lidhje me datën e pritur të diplomimit. Sigurohuni të shënoni në formularin e aplikimit YCS dhe në CV –në e formatit Europass një email adresë të VLEFSHME dhe numër të telefonit.
Komunikimi me kandidatët do të bëhet vetëm përmes e-mailit. Formati i CV-së Europass dhe formulari i aplikimit YCS RXI mund të shkarkohen ngawww.ycskosovo.eu duke u regjistruar në webfaqen zyrtare të YCS dhe duke plotësuar formularin e aplikimit (nën faqen “ Aplikimet në Raundin Xl”).
Vini re: Aplikacionet e pakompletuara, aplikacionet të cilat nuk janë në gjuhën angleze dhe aplikacionet të cilat nuk përfshijnë CV-në e formatit Europass nuk do të shqyrtohen dhe do të përjashtohen
automatikisht nga procedura e përzgjedhjes!
Afati i fundit për aplikim: E hënë, 5 shkurt 2018, ora 17:00
Aplikacionet e pranuara pas përfundimit të këtij afati nuk do të merren parasysh në çfarëdo rrethane.
Dorëzimi i aplikacionit, nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 16:00, duhet të bëhet personalisht ose me postë të regjistruar/apo postë të shpejtë në Pliko (Zarfë) të mbyllur të adresuar te:
Young Cell Scheme, Aplikimi për Raundin XI, Rr. Perandori Justinian 106, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë (Kosovë)
APLIKACIONET E DËRGUARA ME E-MAIL NUK JANË TË VLEFSHME DHE NUK DO TË MERREN PARASYSH
Ju lutemi mos bëni kërkesa të drejtëpërdrejta lidhur me aplikacionin tuaj.
Kandidatët që nuk kontaktohen deri me 09 shkurt 2018 nuk kanë arritur të kalojnë fazën e parapërzgjedhjes dhe që nuk kanë hyrë në listën e ngushtë për të marrë pjesë në provim me shkrim.
Për më shumë informata mund të konsultoni www.ycskosovo.eu ose shkruani në info@ycskosovo.eu
“Young Cell Scheme” (Raundi XI – XII) është Projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga ZBE në Kosovë dhe implementuar nga British Council.