Kosovo is a dynamic destination where tradition meets modern creativity, and its vibrant calendar of events reflects the country’s youthful energy and rich cultural roots. Among the standout happenings is Sunny Hill Festival in Pristina, a world-class music event founded by global pop icon Dua Lipa, which brings top international artists and thousands of fans to the capital each summer. Also gaining traction is NGOM Fest in Prizren, where music, nature, and activism come together in a unique blend, set against the stunning backdrop of the Sharr Mountains. For cinema lovers, the Dokufest International Documentary and Short Film Festival is a must-attend — turning the historic city of Prizren into a lively hub of film screenings, workshops, and late-night riverfront gatherings.
Kosovo also proudly celebrates its deep-rooted cultural heritage through events that honor its history and traditions. The Etno Fest in Kukaj village revives traditional rural life with folk music, artisanal crafts, and local cuisine in an authentic mountain setting. Meanwhile, Anibar Animation Festival in Peja showcases the power of animated storytelling, bringing together artists and audiences from across Europe. Whether you’re drawn by the sounds of global music, the depth of Balkan tradition, or the energy of emerging creatives, Kosovo’s events offer a fresh and unforgettable way to experience its unique identity and warm hospitality.

- This event has passed.
Adventure vjeshta në Brod / Autumn Adventure in Brod
October 14, 2018 @ 7:30 am - 10:00 pm
Përshëndetje hikera më të fortë,
ju informojmë se Hiking Njeri, të Dielen më 14 tetor, do të organizojë ecjen e preferuar të shumë bjeshkatarëve, në bjeshkët e Brodit, Dragash.
Pas arritjes te hotel Arxhena, do të nisemi për në bjeshkët madhështore të Sharrit në Brod, të pasura me kullosa dhe burime të shumta të ujit.
Në plan është pushtimi i Majës Qelepina e Madhe 2554m, një ndër majet më së paku të vizituara në Kosovë.
Nga aty do te keni pamje te paharueshme 360 shkalleshe dhe do ti shihni bjeshkët e 3 shteteve, Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, pasi ta pushtojmë këtë maje, (ata që munden) do ta vizitojnë edhe Trapeznicën 2610m, e cila gjenden afër Qelepinës së Madhe. Trapeznica, me formë të trapezit, gjendet në kufi me Maqedoninë dhe shquhet për madhështi në Sharrin jugor.
Ky do të jetë rast i rrallë që të pushtohen 2 maje të larta me grup në një ditë!
Pamjet nga këto maje janë të jashtëzakonshme dhe shpesh shquhen me veti të Himalajeve!
Gjatësia komplete e ecjes është rreth 16 km (lartë dhe poshtë) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare. Prej fillimit ecja ka pjertësi me vështërsi të ndryshme dhe do të bëhet nga Hotel Arxhena.
Për ata që nuk kanë kondicion ose thjesht nuk duan të shkojnë në maje, do ta formojmë bazën te burimi i ujit nën Qelepinë. Aty mund të kënaqeni me pamjet e bukura të bjeshkëve pa shkuar në maje. Ecja nga hotel Arxhena deri te baza e burimit të ujit zgjatë rreth 2 orë. Opsioni i fundit është të rrini te Hotel Arxhena pa ardhur fare për të ecur me grupin.
Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
Brodin, Dragashin, bjeshkët e ndryshme të Brodit, Kepin e Nusës, bagëti, Sharrin në të dyja anët e kufirit KS/MK si majën e Titos Korabin, bjeshkët e Radikës (të Hajredin Pashës), liqene të ndryshme të Qelepinës, bjeshkët e Shqipërise etj.
Gjatë ecjes ka burime të shumta të ujit.
Veshmbathja DUHET të jetë me COKULLA (Pllanika) ose mbathje JO të rrafshët. Terreni prej fillimit është me pjertësi mesatare por i mbuluar me bari (në shteg me dhe por edhe nëpër shkëmbinje).
Moti sipas prognozës do të jetë me diell dhe i ngrohtë POR mos harroni, në bjeshkë bëhet me fresket (5 gradë me pak). Merrni edhe jakne / duks dhe kremë kundër diellit / kapelë.
Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit (thirrje ose sms) +383 45 834 141 (viber) .
Nisja nga Prishtina (fushat e tenisit në Breg te Diellit) bëhet sakt në orën 0700. Ne Prizren do të jemi në orën 0850 dhe do ti marrim bjeshkataret te stacioni i autobusave (te rruga kryesore).
I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR, 0650 FR dhe PZ 0840. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. FLM PËR MIRËKUPTIMIN !
I lusim bjeshkatarët që kanë mundësi ta pregadisin / blejnë ushqimin një ditë përpara pasi që nuk do të kemi shumë kohë për ndalesa të gjata. Largësia e kësaj bjeshke nga Prishtina na kufizon këtë.
Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve të Sharrit në Brodin përrallor.
Live to the Maxx !
Hiking Njeri
OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.
LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !
ENGLISH
On Sunday October 14th hiking to beautiful Sharr mountains of Brod in Dragash. We will hike to one of it’s least visited peaks, Qelepina 2554m but those who can will visit Trapeznica 2610m.
The level of difficulty is moderate with aprox 16 km trekk (ascent & descent). Endless landscapes can be seen from the top of the mountain.
To reserve your seat please call +38345834141.
We will start with a bus at 0700 am Sunday morning (sharp) in front of the tennis courts in Sunny Hill Pristina and come back at the same place around 10 30 pm. In Prizren we’ll be in front of Bus station at 0845.
Hiking shoes are highly Recomended.