Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Shkolla për Politika të Sigurisë dhe Integrime Euro-Atlantike / School for Security Policies and Euro-Atlantic Integration

March 27, 2020 @ 8:00 am - March 30, 2020 @ 5:00 pm

Përshkrimi

APARK/KYATA ka kënaqësinë e jashtëzakonshme që ju fton të merrni pjesë në “KYATA Shkolla për Politika të Sigurisë dhe Integrime Euro-Atlantike” që do të mbahet më: 27 – 30 Mars 2020 në Prishtinë.
Kjo Shkollë ofron një mundësi unike për studentët e universiteteve dhe kolegjeve dhe profesionistët e rinj për të studiuar rolin, strukturën dhe aktivitetet e NATO-s, BE-s dhe organizatave të tjera të sigurisë, si dhe çështjet ushtarake, politike – të sigurisë dhe çështjet ekonomike me të cilat përballet zona Euro-Atlantike sot. Përmes kësaj Shkolle Dimërore, studentët fitojnë një kuptim më të mirë dhe më të qartë të aftësive dhe kufizimeve që formojnë politikat e NATO-s dhe vendeve të BE-së në përcaktimin e çështjeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kolektive. Përveçse merren me një axhendë të përgatitur, studentët angazhohen me një krizë bashkëkohore që do të zbulohet në Shkollën e Dimrit.
Pas regjistrimit, pjesëmarrësit do të marrin materiale përgatitore, e cila përfshin Agjendën, Doracakun e Shkollës së Dimrit dhe botimet përkatëse të NATO-s dhe burime të tjera. Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësinë të jenë pjesë dhe të shijojnë shumë aktivitete kulturore dhe prezantimit të qyteteve tona.

Kriteret për aplikim:
1. Studentë dhe profesionistë të rinj me prejardhje të ndryshme akademike dhe interes të përgjithshëm për sigurinë dhe integrimin euro-atlantik;
2. Studentë profesionistë të rinj të interesuar për të zhvilluar procesin e tyre të mësimit ndërkulturor dhe ndërdisiplinor;
3. Studentë profesionistë të rinj, shërbyes civilë, ekspertë të komunikimit masiv, politikanë të rinj dhe madje edhe zyrtarë parlamentarë që duan të çojnë më tej njohuritë e tyre për proceset e integrimeve në NATO dhe BE;
4. Ata që janë të interesuar për politikat dhe institucionet e sigurisë, politikën evropiane, ligjet, historinë ose kulturën.

Temat e propozuara:
 Hyrja në politikat e sigurisë kombëtare
 Siguria kombëtare dhe rajonale
 Institucionet e sigurisë kombëtare
 Cfarë është NATO
 Procesi i konsultimeve dhe vendimarrja në NATO
 Integrimi i kosovës në NATO
 Bashkimi Evropian, historia dhe institucionet dhe vendimmarrja
 Politika e përbashkët e sigurisë dhe e jashtme e Bashkimit Evropian
 Zgjerimi i Bashkimit Evropian

Kostot:
Për të gjithë pjesëmarrësit, Tarifat e pjesëmarrjes në këtë shkollë janë 39 Euro;
Për të gjithë pjesëmarrësit, ajo do të përfshijë: kafe pauzat, ligjërata, punëtori, materiale lëndësh dhe ngjarje sociale të cituara në rendin e ditës.
Si të Aplikoni?
Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar të interesuar për të marrë pjesë në këtë program duhet të dërgojnë formën e regjistrimit të shënuar në këtë link, jo me larg se 25 Mars 2020 ora 23:59:

https://form.jotform.com/200614079481352

Details

Start:
March 27, 2020 @ 8:00 am
End:
March 30, 2020 @ 5:00 pm
Event Category: