Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Komedia fantastike – Graviteti

October 21, 2019 @ 8:00 pm - 9:00 pm

Të hënën, 21 tetor, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit vjen super komedia e Teatrit ODA – shfaqja GRAVITETI nga Lirak Çelaj, regjia: Florent Mehmeti.

Luajnë: Daniela Markaj, ,Flamur Ahmeti, Kaltrinë Zeneli, Leonit Maloku.

“Graviteti”, një shfaqje teatrore e përbërë prej skenave – kronikë të bazuara në personazhe reale, ngjarje e fenomene nga e kaluara dhe e sotmja, që të përbashkët kanë lidhjen, shpeshherë edhe të pashpjegueshme, me atdheun. Graviteti – është forca që tërheq në mënyrat më të ndryshme personazhet e këtyre kronikave. Tablo e ngjarje fiktive të “muzeut gravitacional” nisin prej Skënderbeut, Arbëreshëve, emigrantëve të parë të Shqipërisë e deri te personazhet e ditëve të sotme të mërguar apo të kthyer.

“Graviteti” ofron një eksperiencë artistike të eksplorimit të lidhjes së veçantë të shqiptarëve me atdheun, prej këndvështrimeve dhe situatave nga më të ndryshmet, ku fuqia e gravitetit arrin deri edhe në aktet më sublime njerëzore.

Details

Date:
October 21, 2019
Time:
8:00 pm - 9:00 pm
Event Category:

Organizers

Teatri ODA
Teatri i Qytetit Gjilan

Venue

Teatri i Qytetit Gjilan
Sheshi "Agim Ramadani"
Gjilan, Kosovo 60000
+ Google Map