Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Hiking the Vodno-Matka trail / Ecje në Vargmalin Vodno-Matka

April 21, 2019 @ 7:00 am - 8:00 pm

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina në bashkëpunim me SH.B.E. Shkupi këtë të diel organizojnë ecje në regjionin Shkupit, më saktësisht në vargmalin Vodno-Matka. Ecja do të fillojë nga Vodno e Mesme ku mbërrijmë me autobus, për të vazhduar drejt majës Vodno 1060 m/lmd ku do të bëhet një pushim kafeje; prej nga do të vazhdohet drejt kurrizores dhe shkëmbit të Shishovës ku është edhe pushimi i drekës. Eksplorimi i Kanjonit të Matkës, vizitat dhe pikat panoramike, vizitat në Manastirin e Shishevës dhe të Matkës, kalimi i liqenit me barkë, janë vetëm disa nga komponentat e pasditës.

Pas arritjes në pjesën qendrore të kanjonit, do të bëhet një pushim i gjatë para nisjes për në Prishtinë. Opsione të hapura janë edhe vizita në shpellën e Matkës ose vizitat e porositura me barka.

E theksojmë se Guidat e SHBE Shkupi do të jenë në dispozicion gjatë gjithë ditës, duke na dhënë informacione të bollshme për këtë regjion, si dhe duke na mundësuar që të gjithë bashkë ta kalojmë një ditë të këndshme më miqtë tanë nga Shkupi.

Detajet e Organizimit:
Nisja e Saktë: e Diel, 21.04.2019 / ora 07:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Autobus
Participimi për pjesëmarrje: 15 €
Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:
E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com); (www.facebook.com/KlubiAlpin/) ose në Tel:+ 383 44 312 744 (SMS, Viber, wp). E dërgoni Emrin-at Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.
Vëmendje: Në rast të plotësimit të parakohshëm të numrit të ulëseve në autobus, ndërprehet rezervimi.

Informata shtesë:
Moti është i ngrohtë deri në 18 gradë dhe i kthjellët. Duhet ti keni me vete Leternjoftimin Biometrik ose Pasaporten. Gjithashtu, merrni ushqim të lehtë ditor, xhaketë, ndërresa rezervë dhe aksesor si fotokamerë etj.

Udhërrëfyes: Jashar Hirda – Guidë nga SHBE Shkupi
Nazmi Hasanramaj – Guidë nga Klubi Alpin Prishtina

Ndihmës: Ekipet nga SHBE Shkupi dhe K.A.P.

KAP ju dëshiron vikend të këndshëm

Details

Date:
April 21, 2019
Time:
7:00 am - 8:00 pm

Organizer

Klubi Alpin Prishtina
Phone:
+377 44 312 744
Email:
alpineclubprishtina@gmail.com
Website:
http://www.klubialpinprishtina.com

Venue

Vodno-Matka