BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Be In Kosovo - ECPv6.14.0//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-ORIGINAL-URL:https://www.beinkosovo.com
X-WR-CALDESC:Events for Be In Kosovo
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-Robots-Tag:noindex
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:UTC
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0000
TZOFFSETTO:+0000
TZNAME:UTC
DTSTART:20170101T000000
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20171007T073000
DTEND;TZID=UTC:20171007T213000
DTSTAMP:20260829T233406
CREATED:20171002T184625Z
LAST-MODIFIED:20171002T184625Z
UID:6803-1507361400-1507411800@www.beinkosovo.com
SUMMARY:Hiking Legendary Pashtrik
DESCRIPTION:Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit\, \nju informojmë se Hiking Njeri të Dielen më 8 tetor do të organizojë ecjen për në bjeshkën legjendare të Pashtrikut\, përkatesisht në majën e saj prej 1988m. Pashtriku shtrihet në mes të Kosovës dhe Shqipërise dhe njihet në shumë legjenda\, tregime\, luftime etj.\nKjo bjeshkë nga pamja dhe permbajtja dallon nga te gjitha bjeshket tjera të Kosoves. \nGjatësia komplete e ecjes është rreth 14 km (ngjitje/zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare / vështirë nëpër shteg dhe pjesë shkëmbore. Gjatë gjithë ngjitjes pamjet janë mahnitëse. Nga maja pamjet jane 360 shkalleshe ku mund të shihni: \nRrafshin e Dukagjinit\, Sharrin\, Koritnikun\, Kukesin\, Gjallicën\, Korabin\, liqenin e Fierzes\, Prizrenin\, Zhurin\, Gjakoven\, Xërxën\, rrugen e Kombit\, kufirin mes Kosovës dhe Shqiperisë\, pamjet mahnitese të pjesës së brendshme të Pashtrikut\, stanet e Sari Salltykut etj. \nHerën e fundit që e pushtuam Pashtrikun në verën 2015 me grup ishim 105 persona. Nëntëdhjete përqind nga grupi ishin fillestarë por të gjithë arritën ta pushtojnë majën në ditën e nxehtë të gushtit. \nNisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në orën 0700 të mengjesit\, dhe kthimi (nëse gjithçka shkon mirë) kah ora 2130. Nëse ka të interesuar të konsiderueshem nga Ferizaji (min 8)\, do ta dergojmë një automjet edhe aty (te Viva Fresh/Jysk). Në Prizren do të jemi PARA stacionit të autobusave (kah rruga kryesore) në orën 0845. \nPër ata që nuk kanë fort energji Hiking Njeri do ta formon bazën nën maje dhe mbi pyll\, ku pushuesit mund të kënaqen me pamje të pafundme. \nMoti të Dielën me 7 tetor thuhet se do të jetë me maxx diell kështu që në kësi raste pamjet janë mahnitëse. \nMbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne si të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti është më i ftohtë dhe ne maje frynë më shumë. \nNë këtë bjeshkë NUK ka burime të ujit andaj duhet te merrni së paku 1.5 L ujë me veti. \nHiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit 045 834 141 (viber) dhe 044 205 236 (viber) çdo ditë deri me 7 tetor nga ora 10 e mengjesit deri në orën 22. \nPjesmarrja 10 EU për person \nI LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0650 PR dhe 0650 FR (nëse në këtë qytet bëhen 8 persona) dhe PZ 0840.\nPËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI. \nUshqimin\, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti. Ju rekomandojmë që ushqimin ta bleni një ditë përpara. \nEjani dhe shijoni bukuritë e bjeshkës legjendare të Pashtrikut ! \nLive to the Maxx !\nHiking Njeri \nOJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT. \nLUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË ! \nJU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!\nNDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !\nJu lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.\nJU FALEMNDERIT ! \nENGLISH \nOn Sunday October 8th hiking to legendary Pashtrik mountain of Prizren / Kukes AL. \nThe level of difficulty is moderate to hard with aprox 14 km (ascent and descent) trail and mountain trekk. \nTo reserve your seat please call 045 834 141 and 044 205 236 (viber) from 10 – 22 every day until Saturday October 7th. \nWe will start with a bus at 0700 am Sunday morning (sharp) in front of the tennis courts in Pristina and come back at the same place around 21 30 pm. We will pick hikers from Ferizaj (minimum 8) at 0650 at Viva Fresh / Jysk. We’ll be in front of Bus Station in Prizren (main street) at 0845. \nHiking shoes are highly recommended for this hike. Please bring wind / rain jacket / thicker/winter jacket.
URL:https://www.beinkosovo.com/event/hiking-legendary-pashtrik/
LOCATION:Pashtrik\, Kosovo
CATEGORIES:Billboard,Recreational
ORGANIZER;CN="Kosova Hiking Trips":MAILTO:beni@hikingnjeri.com
END:VEVENT
END:VCALENDAR