BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Be In Kosovo - ECPv6.14.0//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-ORIGINAL-URL:https://www.beinkosovo.com
X-WR-CALDESC:Events for Be In Kosovo
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-Robots-Tag:noindex
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:UTC
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0000
TZOFFSETTO:+0000
TZNAME:UTC
DTSTART:20200101T000000
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20200317T180000
DTEND;TZID=UTC:20200320T180000
DTSTAMP:20260830T153538
CREATED:20200306T090604Z
LAST-MODIFIED:20200306T090605Z
UID:10845-1584468000-1584727200@www.beinkosovo.com
SUMMARY:TruAktiv ne Prishtine 2020
DESCRIPTION:Apliko tani: https://docs.google.com/forms/d/1SToN2Qh_DPmTG8VW5COGyUUYhEwMW4IGDrKf0TWKyEI/edit \nÇka është truAktiv? \nSbunker rikthehet me organizimin e vitit të katërt të programit truAktiv. Edhe këtë rradhë truAktiv-i po vazhdon të zbarkoj në komuna të ndryshme të Kosovës. TruAktiv është program i ligjëratave/diskutimeve tematike dhe punëtorive që synojnë të nxisin mendimin kritik të rinisë rreth temave politike dhe sociale. \nKush mund të aplikojë? \nTë gjithë të rinjtë e moshave 17-22 vjet me vendbanim në rajonin e Prishtinës (përfshi komunat e Kastriotit\, Fushë Kosovës\, Lipjanit\, Artanës dhe Drenasit). \nKu dhe kur? \nProgrami truAktiv zbarkon në Prishtinë në datat 17-20 mars. Në ditën e parë (17 mars) në pasditë do të mbahet vetëm një organizim social\, ndërsa në datat 18-20 mars ligjeratat / disuktimet mbahen prej orës 13:00 deri në ora 17:30. \nBashkëbiseduesit dhe temat: \nBashkëbiseduesit e programit janë njohës të fushës\, studiues dhe njerëz aktiv në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë. Diskutimet dhe punëtoritë do të udhëhiqen nga Adem Beha\, Bardhi Bakija\, Ardian Gola\, Nora Ahmetaj\, Natyra Agani\, Aurela Kadriu\, Visar Arifaj\, Adelina Tërshani dhe shumë emra të tjerë. \nDiskutimet do të ndahen në tre ditë tematike: \nDita 1: Kritikë në aktivizëm\, ku do të flitet për ndikimin e aktivizmit në sferën publike\, format e ndryshme të aktivizmit dhe rolin e satirës në aktivizëm. \nDita 2: Kritikë në shoqëri\, ku do të diskutohet për sfidat konkrete të pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë në shoqërinë tonë duke u fokusuar në temat e shëndetit mendor\, përballjes me të kaluarën\, gjinisë e seksualitetit. \nDita 3: Kritikë në politikë\, ku do të flitet për shoqërinë politike\, sekularizmin dhe identitetet sociale. \nÇka përfitoni nga programi? \n– Mundësi për të bërë punë praktike në sbunker ose në njërën nga organizatat bashkëpunuese.\n– Mundësi për të marrë pjesë në nivele të tjera të programit truAktiv\, përfshirë:\n– “TruAktiv Summit 2020” që do të mbahet në fund të vitit në Prishtinë me pjesëmarrës të programit truAktiv nga e gjithë Kosova.\n– Programin e thelluar tre-mujor “Politika dhe Shoqëria”.\n– Modulin “Produksioni Multimedial” dhe “Aktivizmi në Komunitet”.\n– Mundësi për të përfituar mbështetje financiare dhe mentorim për nisma të vogla në komunitetet tuaja.\n– Mundësi për t’u shoqëruar dhe për t’u bërë pjesë e komunitetit të gjerë të qindra pjesëmarrësve truAktiv. \nAplikoni duke u përgjigjur në pyetjet e parashtruara deri më 14 mars në ora 00:00. Vetëm 30 pjesëmarrësit e pranuar do të njoftohen deri më 16 mars. \nInkurajohen të aplikojnë të rinjtë nga zonat rurale\, vajzat dhe gratë e reja\, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve etnike pakicë.\n—- \nShkolla e Mendimit Kritik është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
URL:https://www.beinkosovo.com/event/truaktiv-ne-prishtine-2020/
LOCATION:ICK – Innovation Centre Kosovo\, Rruga Rexhep Mala\, 28A\,\, Pristina\, Kosovo\, 10000
CATEGORIES:Billboard
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.beinkosovo.com/wp-content/uploads/2020/03/88113749_2472718209647186_1836507129343639552_o.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR