BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Be In Kosovo - ECPv6.14.0//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Be In Kosovo
X-ORIGINAL-URL:https://www.beinkosovo.com
X-WR-CALDESC:Events for Be In Kosovo
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-Robots-Tag:noindex
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:UTC
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0000
TZOFFSETTO:+0000
TZNAME:UTC
DTSTART:20190101T000000
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20190617T200000
DTEND;TZID=UTC:20190623T220000
DTSTAMP:20260524T233515
CREATED:20190603T110005Z
LAST-MODIFIED:20190603T110005Z
UID:10447-1560801600-1561327200@www.beinkosovo.com
SUMMARY:20 vite liri - 20/20 - 20 years of independence
DESCRIPTION:Të respektuar bashkëqytetarë\, \nPara saktësisht njëzet vitesh\, Prishtina kthehej në sytë e botës\, por sidomos në zemrat e çdo prishtinasi\, thjeshtë Prishtinë. \nDita e Çlirimit të Prishtinës\, 11 qershori\, shënon çlirimin nga forcat pushtuese. Sot\, në këtë njëzetvjetor jubilar kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që ishin aktorë të çlirimit të Prishtinës. Sepse para se të jetë një fitore\, një festë\, çlirimi i Prishtinës ishte një betejë. Një luftë për Prishtinën\, luftë për Kosovën. Luftë e brezave të tërë të Republikës. \nDita e Çlirimit të Prishtinës\, 11 qershori\, shënon edhe fillimin e një beteje tjetër. Një luftë tjetër. Luftë me kaosin\, informalitetin dhe degradimin. Sot\, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që luftojnë çdo ditë për një Prishtinë funksionale. Nga Rexhep Luci i ndjerë e deri të urbanistët\, arkitektët\, ambientalistët\, arkeologët\, sportistwt\, historianët\, shërbyesit civilë etj. \nPor\, mbi gjithash\, Prishtina e kujtesës kolektive dhe e zhvillimit në tranzicion\, po ruhet dhe po bëhet nga qytetarët. \nPrishtina e vitit 2019 nuk është pa probleme. Por\, Prishtina e vitit 2019 është edhe Prishtina me planifikim hapësinor dhe plan urban\, me transport publik\, me rend ndërtimor\, me më shumë hapësira publike dhe gjelbërim\, me mbrojtje institucionale të trashëgimisë kulturore\, me infrastrukturë moderne sportive dhe kulturore\, me shërbime efikase administrative\, me kuzhinë popullore\, me qendra për pensionistët dhe çerdhe publike për fëmijët\, me shëndetësi cilësore publike dhe me përkujdesje për shtresat e margjinalizuara etj. \nQytet universitar\, Prishtina është sot qytet i kulturës\, sportit\, rinisë. Qytet mikëpritës. Qytet i diversitetit. Qytet i paqes\, harmonisë dhe bashkëjetesës. Qytet i cili ka qenë\, është dhe do të mbetet shtëpi për figurat e njohura si Nexhmije Pagarusha e Fadil Vokrri. \nNjë Prishtinë zhvillimore\, mjedisore dhe sociale. \nTë dashur prishtinas\, \nMuaji qershor i këtij përvjetori jubilar hapet me një sërë aktivitetesh. Është muaj i kujtesës dhe shpresës. Muaj i festës. \nNjëzet aktivitete kulturore\, edukative\, inovative\, sportive dhe artistike për njëzetvjetorin. \nAktivitete për ta ndërtuar të ardhmën pa e harruar të kaluarën. Aktivitete në gjithë qytetin\, për të gjitha moshat\, profilet dhe shtresat shoqërore. \nGjatë muajit qershor\, Prishtina kujton\, Prishtina lexon\, Prishtina këndon\, Prishtina vrapon\, Prishtina vallëzon\, Prishtina garon. \nAktivitete për fëmijë\, festival i valleve tradicionale\, koncerte\, konferenca mbi teknologjinë\, ekspozita\, ndeshje solemne futbolli\, streetball dhe streetparty\, javë filmi etj. Llojllojshmëri aktivitetesh. \nLe ta shënojmë njëzetvjetorin e çlirimit aty ku nisën dhe u realizuan ëndrrat tona. \nNë Prishtinën e dëshpërimit të djeshëm\, zhvillimit të sotshëm dhe shpresës së nesërme. \nNë Prishtinën që duam. Në Prishtinë tonë! \nUrime!
URL:https://www.beinkosovo.com/event/20-vite-liri-20-20-20-years-of-independence/
LOCATION:Prishtina
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.beinkosovo.com/wp-content/uploads/2019/06/Capture-1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20190620T170000
DTEND;TZID=UTC:20190622T200000
DTSTAMP:20260524T233515
CREATED:20190603T104232Z
LAST-MODIFIED:20190603T104232Z
UID:10429-1561050000-1561233600@www.beinkosovo.com
SUMMARY:Trajnimi "Mbajtja e Kontabilitetit në Praktikë dhe Deklarimet" / Financial Accounting Training
DESCRIPTION:Pjesëmarrësit në kete trajnim\, pjesëmarrsit do të aftësohen në mënyrë praktike në mbajtjen e kontabilitetit dhe stimulimin e plotësimit të deklaratave tatimore për biznese të vogla dhe të mëdha. Trajnimi do të bazohet krejtësisht në praktikë. \nTrajnimi do të përmbajë këto tema:\n• Analizat Financiare për fillim Biznesi si dhe likuiditetin e NVM-ve.\n• Mbajtja e librave te arkës \, blerjes dhe shitjes në bazë të rregulloreve dhe Ligjeve Tatimore në fuqi.\n• Çka është një Pro-Faturë\, Faturë\, letër-vlerësim nga këndvështrimi i biznesit dhe klientit.\n• Bilancin\, Pasqyrën e të Ardhurave dhe Shpenzimeve\, Cash-Flow\, Raportet Financiare\, si dhe dokumentet tjera përcjellëse financiare.\n• Vetëvlerësimi i Biznesit për Kredi-Marrje\, Formularët për Vetëvlerësim.\n• Konsulencë mbi problematikat fiskale\, shitja e lirë\, shitja me shumicë\, amortizimi\, X Raporti\, Z Raporti si dhe dërgimi i raporteve fiskale në baza mujore.\n• Afatet e deklarimeve dhe të pagesave: Pagat e punëtoreve\, deklarimet tatimore\, deklaratat e TVSH-së\, tatimi mbi të ardhurat\, kontributet pensionale\, plotësimi i formularëve\, riburësimet nga taksat\, borxhet e këqija\, raporti për blerjet mbi 500€.Raportimi permes EDI-te.\n• Përgatitja e stokut në fund të çdo viti fiskal si dhe raportimi pranë administratës;\n• Përllogaritja e mallit duke u bazuar në Çmimet e dokumentit unik doganor\, DUD IM4\, DUD IM7\, DUD X3 Depotë Doganore\, llojet e akcizave.\n• Ndjekje e procedurave të likuidimit dhe falimentimit të bizneseve\n• Raste studimi\, praktika analitike nga ekspert të kontabiliteti për NVM-të. \nDeklarimi i tatimeve do të kryhet përmes sistemit elektronik EDI\, duke raportuar për Biznese Individuale\, SHPK\, (IS\, IL\, QS\, QL)\, Deklarimet vjetore (PD\, CD)\, etj. \nLigjëruesit në këtë trajnim janë eksperte\, Profesor të njohur në fushën e Financave dhe Kontabilitetit. \nTë gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim do të çertifikohen. \nPërfito tri programe falas të cilat shërbejnë për mbajtjen e kontabilitetit. \nAfati i fundit për aplikim 19 qershor 2019\nData: 20\, 21 dhe 22 qershor 2019\nKoha: 17:00 deri 20:00 h\nVendi: Hotel SIRIUS\nÇmimi për tërë trajnimin është 70 € \nPër të marrë pjesë në këto trajnime\, ju lutem plotësoni të dhënat duke klikuar ne link: http://bit.ly/2EF8cRq
URL:https://www.beinkosovo.com/event/trajnimi-mbajtja-e-kontabilitetit-ne-praktike-dhe-deklarimet-financial-accounting-training/
LOCATION:Hotel Sirius\, rr. Agim Ramadani\, Prishtina\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.beinkosovo.com/wp-content/uploads/2019/06/61403567_2294854623923603_6660677682553946112_n.jpg
ORGANIZER;CN="Yellow Training Center":MAILTO:trajnimi@yellow-rks.com
END:VEVENT
END:VCALENDAR