BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Be In Kosovo - ECPv6.14.0//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-ORIGINAL-URL:https://www.beinkosovo.com
X-WR-CALDESC:Events for Be In Kosovo
REFRESH-INTERVAL;VALUE=DURATION:PT1H
X-Robots-Tag:noindex
X-PUBLISHED-TTL:PT1H
BEGIN:VTIMEZONE
TZID:UTC
BEGIN:STANDARD
TZOFFSETFROM:+0000
TZOFFSETTO:+0000
TZNAME:UTC
DTSTART:20190101T000000
END:STANDARD
END:VTIMEZONE
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20190617T200000
DTEND;TZID=UTC:20190623T220000
DTSTAMP:20260524T233548
CREATED:20190603T110005Z
LAST-MODIFIED:20190603T110005Z
UID:10447-1560801600-1561327200@www.beinkosovo.com
SUMMARY:20 vite liri - 20/20 - 20 years of independence
DESCRIPTION:Të respektuar bashkëqytetarë\, \nPara saktësisht njëzet vitesh\, Prishtina kthehej në sytë e botës\, por sidomos në zemrat e çdo prishtinasi\, thjeshtë Prishtinë. \nDita e Çlirimit të Prishtinës\, 11 qershori\, shënon çlirimin nga forcat pushtuese. Sot\, në këtë njëzetvjetor jubilar kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që ishin aktorë të çlirimit të Prishtinës. Sepse para se të jetë një fitore\, një festë\, çlirimi i Prishtinës ishte një betejë. Një luftë për Prishtinën\, luftë për Kosovën. Luftë e brezave të tërë të Republikës. \nDita e Çlirimit të Prishtinës\, 11 qershori\, shënon edhe fillimin e një beteje tjetër. Një luftë tjetër. Luftë me kaosin\, informalitetin dhe degradimin. Sot\, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që luftojnë çdo ditë për një Prishtinë funksionale. Nga Rexhep Luci i ndjerë e deri të urbanistët\, arkitektët\, ambientalistët\, arkeologët\, sportistwt\, historianët\, shërbyesit civilë etj. \nPor\, mbi gjithash\, Prishtina e kujtesës kolektive dhe e zhvillimit në tranzicion\, po ruhet dhe po bëhet nga qytetarët. \nPrishtina e vitit 2019 nuk është pa probleme. Por\, Prishtina e vitit 2019 është edhe Prishtina me planifikim hapësinor dhe plan urban\, me transport publik\, me rend ndërtimor\, me më shumë hapësira publike dhe gjelbërim\, me mbrojtje institucionale të trashëgimisë kulturore\, me infrastrukturë moderne sportive dhe kulturore\, me shërbime efikase administrative\, me kuzhinë popullore\, me qendra për pensionistët dhe çerdhe publike për fëmijët\, me shëndetësi cilësore publike dhe me përkujdesje për shtresat e margjinalizuara etj. \nQytet universitar\, Prishtina është sot qytet i kulturës\, sportit\, rinisë. Qytet mikëpritës. Qytet i diversitetit. Qytet i paqes\, harmonisë dhe bashkëjetesës. Qytet i cili ka qenë\, është dhe do të mbetet shtëpi për figurat e njohura si Nexhmije Pagarusha e Fadil Vokrri. \nNjë Prishtinë zhvillimore\, mjedisore dhe sociale. \nTë dashur prishtinas\, \nMuaji qershor i këtij përvjetori jubilar hapet me një sërë aktivitetesh. Është muaj i kujtesës dhe shpresës. Muaj i festës. \nNjëzet aktivitete kulturore\, edukative\, inovative\, sportive dhe artistike për njëzetvjetorin. \nAktivitete për ta ndërtuar të ardhmën pa e harruar të kaluarën. Aktivitete në gjithë qytetin\, për të gjitha moshat\, profilet dhe shtresat shoqërore. \nGjatë muajit qershor\, Prishtina kujton\, Prishtina lexon\, Prishtina këndon\, Prishtina vrapon\, Prishtina vallëzon\, Prishtina garon. \nAktivitete për fëmijë\, festival i valleve tradicionale\, koncerte\, konferenca mbi teknologjinë\, ekspozita\, ndeshje solemne futbolli\, streetball dhe streetparty\, javë filmi etj. Llojllojshmëri aktivitetesh. \nLe ta shënojmë njëzetvjetorin e çlirimit aty ku nisën dhe u realizuan ëndrrat tona. \nNë Prishtinën e dëshpërimit të djeshëm\, zhvillimit të sotshëm dhe shpresës së nesërme. \nNë Prishtinën që duam. Në Prishtinë tonë! \nUrime!
URL:https://www.beinkosovo.com/event/20-vite-liri-20-20-20-years-of-independence/
LOCATION:Prishtina
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.beinkosovo.com/wp-content/uploads/2019/06/Capture-1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC:20190618T180000
DTEND;TZID=UTC:20190618T190000
DTSTAMP:20260524T233548
CREATED:20190603T102817Z
LAST-MODIFIED:20190603T102817Z
UID:10415-1560880800-1560884400@www.beinkosovo.com
SUMMARY:Desk Therapy Classes / Yoga
DESCRIPTION:We spend most of our time sitting\, either at a desk\, in front of a computer\, in a car or on a plane – and as a consequence from so much sitting\, our muscles and tendons shorten\, we become tight\, sore and tense and lose mobility. This remedial one month program increases the mobility and flexibility in the body parts affected by long periods of sitting so that we can fill up our lives with movement and activities that bring us buoyancy. \nClasses will focus on various types of therapeutic techniques such as dynamic stretches\, nerve flossing and static holds. Every class will aid in opening and releasing tightness in the hips\, hamstrings\, shoulders\, neck and back\, allowing your whole body to unwind and feel great after a long day. \nDrop In:\n4€\nMonthly Fees:\n15€ (1 x week)\n25€ (2 × week)\n30€ (3 × week) \nSi shoqeri shumicen e kohes e kalojme ulur\, ne tavoline\, perballe kompjuterit\, ne veture apo aeroplan – si pasoje e te qendruarit ulur per kohe te gjate\, muskujt dhe ligamentet tona shkurtohen\, e humbim levizshmerine\, behemi te tendosur\, tensionuar\, me dhimbje. Ky program terapeutik e rrit levizshmerine dhe fleksibilitetin ne pjeset e trupit qe preken prej qendrimit ulun gjate\, ne menyre qe permes levizjeve dhe aktivitetit te arrijme te kemi nje trup energjik dhe pluskues. \nCdo klase do te perdor teknika te ndryshme riparuese\, si zgjatje dinamike\, flossing i nervave\, dhe zgjatje statike. Cdo klase ka me ndihmu me i hap dhe liru ngurtesine ne qafe\, shpine\, shpatulla\, legen\, hamstrings\, duke leju te gjithe trupin me relaksu dhe me u ndi mire pas nje dite te gjate. \nPër Seancë (drop in) / 4€ \nPlanet Mujore:\n15€ / 1 x javë\n25€ / 2 x javë\n30€ / 3 x javë ********************************** #yoga #gentleyoga #vidyayoga #shaktiyoga #forwardbend #backwardbend #twistingpose #winteryoga #newyearyoga #standingposes #yogakosovo #kosovo #yogaforall #yogaschoolkosovo #meditation #balance #healthy #Unity #bodymindspirit #peace #love #happiness #enlightenment
URL:https://www.beinkosovo.com/event/desk-therapy-classes-yoga/
LOCATION:LET Center\, Rr. Enver Maloku\, Nr. 92\, Pristina\, Kosovo\, 10000
ORGANIZER;CN="Prana Yoga Prishtina":MAILTO:totalyogaprishtina@gmail.com
END:VEVENT
END:VCALENDAR