Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

YOGA KURS 5 javesh per fillestare n’shqip

February 9, 2018 @ 5:30 pm - February 16, 2018 @ 5:30 pm

Image may contain: 18 people, people smiling

Nese jeni fillestare apo deshironi te mesoni me shume mbi Yoga atehere ky kurs eshte ideal per Ty. Njohurise,diturise dhe experiences sime 8 vjecare ne kete fushe i kam shtuar shume dashuri dhe jam munduar ta nxjerme te miren ne menyre qe t’ju sherbej nje kurs me cilesi te larte dhe kredibiliet.
Bashkohu me ne dhe te jesh i /e bindur qe nuk do te gabosh!
Mesuse :Suada Pajaziti
Mesues Asistent : Jehona Demaku & Abdyl Duriqi
Cmimi 25 Euro (perfshin Kursin 5 javesh)
Rezervimi i domosdoshem,na shkruani ne facebookfaqe apo ne suadapajaziti@yahoo.com

Ju lutem gjeni meposhte kursin e detajuar!

Java 1 – Yoga,Meditimi dhe teknika te frrymarjes

Cka eshte YOGA dhe pse e aplikojne 2 bilion njerez ne bote
Cka eshte Meditimi dhe si ta praktikojme ate
Teknika te frrymarjes per te enregjizuar trupin si dhe teknika per te qetesuar mendjen, relaksuar trupin.Qe te dyja ndihmojne ne lirimin e stresit.

Java 2 – Gentle Flow

E dizajnuar për të revitalizuar trupin, për të relaksuar mendjen dhe për të liruar stresin.Lëvizjet e ngadalshme sinkronizojn lëvizjen me frymëmarrje, dhe keshtu formojne nje lidhje te përsosur brenda mendjes dhe trupit. Preferohet për fillestarët dhe secili që dëshiron ta rikthej ekuilibrin e brendshëm.

Java 3 – Yin Yoga

Ky stil ndihmon zgjatjen dhe relaksimin e thelle te muskujve.Shumica e pozave kryhen ne pozite te ulur apo te shtrire.Levizjet jane te ngadalshme dhe meditative.Zakonisht mbahen për 3 deri në 5 minuta, duke hyrë në shtresa më të thella të fascia-se,fitojme me shume fleksibilitet.

Java 4 – Power Yoga

Eshte e dizajnuar për të forcuar tere trupin dhe për të zhvilluar vullnetin personal!Ne mes te pozave pushimi eshte i shkurter, duke e bërë seancen shumë energjike – nuk mund t’i shmangeni djersitjes. Power Yoga rrit masën e muskujve , permirson fleksibilitetin dhe forcon qëndrueshmërinë.

Java 5 – Vinyasa Flow

Vinyasa Flow është një formë aktive, ku ju do të jeni pothuajse vazhdimisht në lëvizje. Vinyasa Flow do t’ju ndihmojë të ndërtoni një themel të fort te pozave, të cilat do të jenë të dobishme nëse doni të provoni edhe stile të tjera. Vinyasa Flow ka përfitime te shumta si ne aspektin fizik ashtu edhe mendor.Fizikisht, ndihmon te lirojme toksinet permes djersitjes si dhe ri-energjizon trupin.Frymëmarrja e sinkronizuar me levizje perveq qe qetson mendjen gjithashtu ndihmon në çlirimin e çdo bllokimi të rrjedhjes së energjisë ne trupin tone.

Java 6 – BONUS KLASA nga Jehona&Abdyli

Details

Start:
February 9, 2018 @ 5:30 pm
End:
February 16, 2018 @ 5:30 pm

Organizer

Suada Yoga and Nutrition
Phone:
+386 49 520 856
Email:
suadapajaziti@yahoo.com
Website:
http://www.suadayoga.com

Venue

Suada Yoga and Nutrition
Mati 1 Rruga b Relax 5
Pristina, Kosovo 10000
+ Google Map
Phone:
+386 49 520 856
Website:
http://www.suadayoga.com