Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Volume UP: Robert Heinecke për luftën kundër ndotjes së ajrit

September 9, 2019 @ 6:00 pm - 8:00 pm

[English below]

Për edicionin e radhës të Volume UP, K2.0 po e sjell në Prishtinë ndërmarrësin e “Forbes 30 Under 30 Europe”, mendimtarin futurist dhe ekspertin e qyteteve të mençura, Robert Heinecke, për të folur për luftën kundër ndotjes së ajrit.

Në vitet e fundit, Prishtina është karakterizuar nga problemi i përditshëm i ndotjes së ajrit, dhe jo vetëm gjatë dimrit. Prej gjithë Prishtinës shihet termocentrali i thëngjillit në Obiliq që nxjerr ndotës në ajër dhe për një kohë të gjatë janë përgatitur plane për ta ndërtuar një tjetër, i cili ironikisht do ta mbante emrin ‘Kosova e re’.

Në shkallën evropiane, vlerësohet që ndotja e ajrit kushton rreth 1.6 trilion euro në vit për shkak të sëmundjeve dhe vdekjeve.

Heinecke thotë se pavarësisht situatës së rëndë dhe kualitetit të tmerrshëm të ajrit, prapëseprapë nuk kemi shumë ide se çfarë ndotës janë në ajrin që marrim frymë çdo ditë, për shkak se matjet nuk janë mjaft të sakta dhe thjesht nuk mjaftojnë që problemi të kuptohet nga popullata e përgjithshme.

Heinecke, i cili ende nuk i ka mbushur 30 vjet, është kryeshef ekzekutiv i Breeze Technologies, një kompani që prodhon senzorë të shkallës së vogël që masin ndotësit individualë – si karboni, azoti dhe oksidet – në ajrin tonë. Kompania e tij gjithashtu po punon me një portal të qytetarëve që ka të dhëna shumë më gjithëpërfshirëse dhe të lokalizuara për kualitetin e ajrit se të dhënat që kanë qenë në dispozicion deri tani, me synim për t’i mundësuar ndërhyrjet lokale dhe të bazuara në të dhëna.

E themeluar në vitin 2015, Breeze Technologies veç se është bërë lider i industrisë gjermane dhe në vitin 2018 është zgjedhur si një nga biznezet e reja më premtuese të BE-së.

Në këtë edicion të Volume UP, Heinecke do ta adresojë rëndësinë e çështjeve të ndotjes së ajrit dhe do të flasë për atë se çfarë mund të bëjmë për ta luftuar këtë problem.

Hajdeni për këtë bisedë publike më 9 shtator, 2019, prej orës 18:00 në Hub 2.0.

Gjithashtu këtu https://kosovotwopointzero.com/volume-up-robert-heinecke-per-luften-kunder-ndotjes-se-ajrit/?register=true mund të regjistroheni për masterklasën e tij që do të mbahet më 10 shtator 2019 (prej 10:00 deri në 14:00) në Hub 2.0, në të cilën ai do të diskutojë për mënyra më të thella në të cilat qytetarët mund të përfshihen për ta përmirësuar kualitetin e ajrit urban.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

—–

For the next edition of Volume UP, K2.0 is bringing “Forbes 30 Under 30 Europe” entrepreneur, futurist thinker and smart city expert Robert Heinecke to Prishtina to talk about combating air pollution.

In recent years, Prishtina has been characterized by the daily problem of air pollution, and not only during winter. From all over Prishtina, the coal-fired power station in Obiliq can be seen belching out pollutants into the air, and there have long been plans afoot to build another, ironically named ‘Kosova e re’ (New Kosovo).

On a European scale, it’s estimated that air pollution costs around 1.6 trillion euros per year due to diseases and deaths.

Heinecke says that despite the bleak situation and appalling air quality, we still have little idea exactly what pollutants are in the air that we breathe every day as measurements are not sufficiently accurate enough and they’re not simple enough for the general population to understand.

Still under 30, Heinecke is the CEO of Breeze Technologies, a company that makes small scale sensors that measure the individual pollutants — such as carbon, nitrogen and oxides — in the air around us. His company is also working on a citizen portal with much more comprehensive and localised air quality data than is typically available, with the aim of enabling local, data-led interventions.

Founded in 2015, Breeze Technologies has already become a German industry leader, and in 2018 was selected as one of the EU’s most promising startups.

In this edition of Volume UP, Heinecke will address the significance of air pollution matters and the things that can be done to combat the issue.

Join us for his public talk on September 9, 2019 at 18:00 at Hub 2.0.
You can also sign up here: https://kosovotwopointzero.com/volume-up-robert-heinecke-per-luften-kunder-ndotjes-se-ajrit/?register=true for his masterclass on September 10, 2019 (from 10:00 to 14:00) at Hub 2.0, in which he will discuss more in-depth ways in which citizens can be involved in improving urban air quality.

This grant is funded by the project ‘Luxembourg support for Civil Society in Kosovo’, financed by the Government of the Grand Duchy of Luxembourg and managed by Kosovar Civil Society Foundation (KCSF).

Details

Date:
September 9, 2019
Time:
6:00 pm - 8:00 pm
Event Category:

Organizer

KOSOVO 2.0
Email:
contact@kosovotwopointzero.eu
Website:
http://www.kosovotwopointzero.com

Venue

KOSOVO 2.0
Ferat Dragaj 60-1
Prishtine, Kosovo Albania
+ Google Map