Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Trajnim nga QHPSM

January 26, 2018 @ 9:00 am - 4:30 pm

Image may contain: 2 people, baby and text

Fëmijëria e hershme është faza më e rëndësishme e zhvillimit, që përcillet me ndryshime të shpejta në aftësitë kognitive (njohëse). Identifikimi i hershëm i fëmijëve me ngecje në fushën njohëse, është parakusht për një intervenim të suksesshëm. Andaj, ky trajnim ka për qëllim që të pajis psikologët, edukatorët, mësimdhënësit, logopedët, punëtorët social dhe profesionistët e fushave të përafërta me shktathtësitë bazike të identifikimit të hershëm të ngecjeve në zhvillim dhe shkathtësitë e dizajnimit të programeve të suksesshme të intervenimit.

Ky trajnim, që do të ketë çasje me ligjëruesin në qendër do të fokusohet në:
1. Përshkrimin e fazave të hershme të zhvillimit të fëmijëve
2. Njohjen e çrregullimeve tipike zhvillimore tek fëmijët
3. Prezantimin e metodave kryesore për identifikim të problemeve të hershme në zhvillim
4. Prezantimin e instrumenteve kryesore për vlerësim të shkallës së ngecjeve në zhvillim
5. Hapat kryesor në dizajnim të intervenimeve

Trajnimi do të jetë një ditor dhe të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen.

Çmimi për pjesëmarrje në trajnim është 20 euro.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje duhet të dërgojnë të dhënat e tyre personale (emrin dhe mbiemrin, fushën e studimit) në adresën elektronike: qhpsm1@gmail.com

Afati i fundit për aplikim për pjesëmarrje në trajnim është data 10 Janar 2018.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, andaj të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të sigurojnë një vend në trajnim duhet të bëjën parapagimin deri me datën 15 janar.

Ligjërues do të jetë Fitim Uka, PhD.
Fitim Uka është themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore dhe botuesi i revistës së parë psikologjike në Kosovë “Psika”. Ai është gjithashtu ideator dhe bashkë-themelues i Ambulancës së Psikologjisë Klinike “Uni”, ku edhe ofron psikoterapi për fëmijë dhe adoleshent. Fitim Uka ka përfunduar studimet bazike për psikologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Mynihut. Ai ka përfunduar edhe studimet e tij të doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani. Për më tepër, ka ndjekur për një vit edhe studimet e profilizuara për Terapi Familjare. Uka numëron mbi 50 paraqitje në konferenca të ndryshme shkencore vendore dhe ndërkombëtare.

Details

Date:
January 26, 2018
Time:
9:00 am - 4:30 pm

Venue

Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore
Pristina, Kosovo 10000 + Google Map
Website:
http://www.qhpsm.org