Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Trajnim dhe Certifikim Ndërkombëtar në Teknikat e Shitjes

October 17 @ 12:00 am - November 15 @ 12:00 am

Kolegji Europian i Kosovës në bashkëpunim me Vocational Competence Certificate organizon trajnimin profesional mbi “Psikologjinë e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes” me certifikim “Vocational Competence Certificate/Certifikatë e Kompetencave profesionale” të njohur ndërkombëtarisht që mundëson punësim në shtetet anëtare të BE-së dhe Kosovë.

Çfarë do të mësohet në trajnimin Psikologjia e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes?
Moduli 1- Imazhi Profesional i shitjes
– Rregullat e mirësjelles në kontakt me klientët
– Shtrëngimi i duarve: Takimi me klientin
– Eye contact/Kontakti me sy
– Magjia e buzëqeshjes
– Vizitkartat: Kur dhe si shkëmbehen ato ?
– Titujt professional
– Kodi i veshjes
– Etika e komunimit në telefon
– Standardet profesionale të përkujdesjes ndaj klientit
Moduli 2 – Komunikimi Efektiv në Shitje
– Komunikimi efektiv me partnerët e biznesit
– Komunikimi jo-verbal: Art i vetprezentimit
– Komunikimi Verbal
– Ndëgjimi aktiv
– Mjetet e Komunikimit
– Roli i pytjeve të hapura dhe atyre të mbyllura
– Parafrazimi
– Gjuha e trupit në shitje
– Gjuha e trupit dhe imazhi juaj i shitjes
– Arti i vetprezentimit
Moduli 3 – Teknikat e Shitjes
– Objektivat dhe detyrat e shitjes
– Fazat e shitjes
– Identifikimi i nevojave të klientit
– Faktorët që ndikojnë në blerje
– Prezentimi i ofertës/shitjes suaj
– Cross selling dhe Up selling
– Komunikimi pas shitjes/dakordimit
– Plotësimi i nevojave të konsumatorit nëpërmjet zingjirit të funksionit, avantazhit dhe benefitit
– Stilet ndërpërsonale: Tipologjia e klientëve
– Konsumatorët/Klientët sfidues
– Vendosja/Realizimi i objektivave
Moduli 4 – Psikologji: Bazat e Neurolinguistikës / Neuro-linguistic Programming
– Fjalët dhe magjia e tyre: Komunikim dhe gjuha bindëse
– Ankorimi në Neurolinguistikë / NLP
– Rapport
– Sistemet e përfaqësimit në Neurolinguistikë / NLP
Moduli 5 – Paisjet Teknologjike për riorganizimin e shitjes
– CRM
– Mobile Salesperson App

Metodologjia e realizimit të trajnimit dhe Certifikimi:

Trajnimi praktik mbi “Psikologjinë e Negocimit dhe Teknikat e Shitjes” realizohet nga ekspertë të fushës përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike, të cilët bartin me vete një eksperiencë të gjatë praktike si dhe janë certifikuar si trajnerë nga VCC për realizimin e trajnimit.

“Prezantimi i imazhit të kompanisë në ambientet ku ndodhen edhe shumë prezantues të tjerë, është privilegji që ECK ofron në trajnimet e organizuara. Aty ku tubohen shumë profesionistë dhe shkëmbejnë përvoja dhe njohuri të vlefshme, që nuk mund të mësohen lehtë nëpër literatura!”
– Besama Hoxha / Marketing&PR Manager / KONAK INVESTMENTS /

Trajneri:Trajnimi realizohet nga ekspertë të fushës me eksperiencë pune në shitje +20 vite në Angli dhe Kosovë në kompani ndërkombëtare si Virgin Media, British Gas dhe ato vendore si PTK dhe Raiffeisen Bank Kosovo.
Mysafir folës: Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të kenë rastin të dëgjojnë dhe ligjerata nga mysafir folës/ekspertë nga fusha e Marketingut/Shitjes/Komunikimit të cilët do të tregojnë praktikat më të mira dhe ndryshimet në tregun e punës.
Ligjeratat: Trajnimi realizohet në gjuhën shqipe
Literatura: Cdo pjesëmarrës do të ketë materialet mësimore (librin) nga VCC në gjuhën angleze
Testi Teorik: Realizohet në sistemin online dhe zgjat 30 minuta.
Testi Praktik: Të ndarë në grupe, pjesëmarrësit do të sfidohen me detyra praktike duke implementuar teknikat e mesuara gjatë trajnimit. +1200 euro të fituara nga grupi paraprak. +1500 euro të fituara nga grupi i dytë
Certikimi: Pjesëmarrësit marrin certifikatë të kompetencës profesionale nga VCC e cila pranohet dhe njihet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe tregun e punës.

Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:

Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: E Marte, 10 Tetor 2017, ora 17:30h.
Grupi 2 fillon trajnimin me datën 17 Tetor 2017 dhe përfundon me 15 Nëntor 2017. (6 javë)
Orari: E Marte & E Mërkure Ora: 17:30h – 20:15h
2 kandidatët më të suksesshëm do të ju ofrohen oferta pune.
Trajnimi realizohet 2x në javë nga 3 orë akademike/135min.

Kostoja e trajnimit & Forma e pagesës

Trajnimi në total kushton 280 € (Paguani me STARCARD me 0% interes deri në 12 këste).Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare të parapara sipas kontratës. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit dhe libri, rreth 50 orë të trajnimit përgatitor praktikë dhe teorik, testi dhe certifikata ndërkombëtare. Kandidatët që përfundojnë trajnimin me sukses do të marrin certifikatë profesionale të njohur ndërkombëtarisht.

Më shumë informata ju lutem vizitoni: http://eck-edu.org/?id=32&t=15

Details

Start:
October 17 @ 12:00 am
End:
November 15 @ 12:00 am
Event Categories:
,
Event Tags:
,

Organizer

European College of Kosovo
Phone:
+381 38 22 28 28
Email:
info@eck-edu.org
Website:
http://www.eck-edu.org

Venue

European College of Kosovo
Gustav Mejer,
Pristina, Kosovo 10000
+ Google Map