Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Training session on Financial Accounting / Trajnimi: Mbajtja e Kontabilitetit & Deklarimet Tatimore

February 6, 2020 @ 5:00 pm - February 8, 2020 @ 7:30 pm

TRAJNIMI “Mbajtja e Kontabilitetit në Praktikë & DEKLARIMET TATIMET” Hotel SIRIUS

Pjesëmarrësit në kete trajnim do të aftësohen në mënyrë praktike në mbajtjen e kontabilitetit dhe regjistrimet kontabel përmes shembujve dhe plotësimin e deklaratave tatimore si ato mujore, tre mujore dhe vjetore përmes ushtrimeve praktike për format e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha. Trajnimi do të bazohet krejtësisht në praktikë.

Trajnimi do të përmbajë këto tema:
• Aftësimin në analizat Financiare për fillim Biznesi të vogel, mesem dhe të madhe.
• Aftësimin në mbajtja e librave te arkës , blerjes dhe shitjes në bazë të rregulloreve dhe Ligjeve Tatimore në fuqi.
• Çka është një Pro-Faturë, Faturë, letër-vlerësim nga këndvështrimi i biznesit dhe klientit.
• Aftësimin në përpilimin e Bilancit të gjendjes, Pasqyrën e të Ardhurave dhe Shpenzimeve, Cash-Flow, Raportet Financiare, si dhe dokumentet tjera përcjellëse financiare.
• Vetëvlerësimi i Biznesit për Kredi-Marrje, Formularët për Vetëvlerësim.
• Konsulencë mbi problematikat fiskale, shitja e lirë, shitja me shumicë, amortizimi, X Raporti, Z Raporti si dhe dërgimi i raporteve fiskale në baza mujore.
• Afatet e deklarimeve dhe të pagesave: Pagat e punëtoreve, deklarimet tatimore, deklaratat e TVSH-së, tatimi mbi të ardhurat, kontributet pensionale, plotësimi i formularëve, riburësimet nga taksat, borxhet e këqija, raporti për blerjet mbi 500€.Raportimi permes EDI-te.
• Aftësimin në përgatitja e stokut në fund të çdo viti fiskal si dhe raportimi pranë administratës;
• Aftësimin në përllogaritjen e mallit duke u bazuar në çmimet e Dokumentit Unik Doganor, DUD IM4, DUD IM7, DUD X3 Depotë Doganore, llojet e akcizave.
• Aftësimin në ndjekjen e procedurave të likuidimit dhe falimentimit të bizneseve
• Raste studimi, praktika analitike nga ekspert të kontabiliteti për NVM-të.

Aftësimin në plitësimin e deklarimeve tatimore do të kryhet përmes sistemit elektronik EDI, duke raportuar për bizneset individuale, Korporata – SHPK, (IS, IL, QS, QL), Deklarimet vjetore (PD, CD), etj.

Ligjëruesit në këtë trajnim janë eksperte, Profesor me mbi 10 vite përvoj pune në fushën e Financave dhe Kontabilitetit.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim do të çertifikohen.

Pjesëmarrësit në trajnim do të përfitojnë tri programe falas të cilat shërbejnë për mbajtjen e kontabilitetit.

Afati i fundit për aplikim 05 SHKURT 2020
Data: 06, 07 & 08 SHKURT 2020
Koha: 17:00 deri 19:30 h
Vendi: Hotel SIRIUS
Çmimi për tërë trajnimin është 70 €

Për të marrë pjesë në këto trajnime, ju lutem plotësoni të dhënat tuaj në këtë link: https://bit.ly/2zcZfLy

Details

Start:
February 6, 2020 @ 5:00 pm
End:
February 8, 2020 @ 7:30 pm
Event Category:

Organizer

Yellow Training Center
Phone:
+377 44 260 053
Email:
trajnimi@yellow-rks.com
Website:
http://www.yellow-rks.com

Venue

Yellow Training Center
Gustav Majer
Prishtine, Kosovo 10000
+ Google Map