Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Super Camp & Chill n’Gjipe 17-19 Gusht

August 17, 2018 @ 8:00 pm - August 19, 2018 @ 4:00 pm

E35

Gjipeja është një ndër pak plazhet e bregdetit shqiptar që kanë mbetur të egra, dhe të izoluara nga civilizimi, prandaj edhe kemi zgjedhur që për të dytën herë të shkojmë në Gjipe.
Ky do të jetë një event relaksues dhe si edhe eventet tona të kaluara me një atmosferë të mrekullueshme.

Nisja do të bëhet ditën e premte me qëllim që dy ditët e vikendit të shtunen dhe të dielën t’i kemi në dispozicion të plotë për të shijuar bregdetin.

Transporti: (Prishtinë-Gjipe dhe anasjelltas).

Cmimi: 35EUR (në cmim përfshihet transporti, vendi i kampit, tendë për kamp për ata që nuk i posedojnë) afati i rezervimit e E ENJTE 16 GUSHT.

Rezervimi kompletohet VETEM kur bëhet parapagimi prej 20EUR në llogari bankare (pjesa e mbetur bëhet të premten).

Vendtakimi: Tek parkingu prapa NewBorn (TV 21), Prishtinë.
Ora e nisjes: E PREMTE 20:00.
Ora e kthimit: E DIELE 16:00 (nisja nga Gjipe).

Veshjet & paisjet: shortse apo bikini, sleeping bag, pad (shtroje gume/pad për sleeping bag), veshje të lehta por edhe rezistente ndaj ujit, elektrik/bateri dore, shishe uji (1 litër), ushqim për 2 ditë (4-5 shujta), 1 tas (metali/plastike) për kafe/caj, sipas deshirës, çadër për mbrojtje nga dielli, dhe cfarëdo paisje apo furnizim që ju mendoni se do të ju duhet.

Sygjerime rreth ushqimit: Sanduiqa të gatshëm apo përbërësit, fruta, 1-2 shishe ujë, dhe ushqime të tjera me përbërje të energjisë dhe vlerave ushqyese (lajthi, arra etj).

DUHET PATJETËR TË KENI ME VETE DOKUMENT UDHËTIMI: – Letërnjoftim apo Pasaportë.

***INFORMACION ME RËNDËSI: Rezerzvimi kompletohet vetëm kur realizohet pagesa e cila bëhet përmes bankës, rezervimi dhe detajet e pagesës në tel: +383 44 280 762 (whatsapp & viber) dhe INBOX të Supercampers.

ps: nese vetëm keni paisje personale për kamping: sleeping bag, tendë – mund t’i merrni.

***PËRGJEGJËSIA NGA FILLIMI DERI NË MBYLLJE TË EVENTIT MBETET INDIVIDUALE***

Details

Start:
August 17, 2018 @ 8:00 pm
End:
August 19, 2018 @ 4:00 pm
Cost:
E35
Event Category:

Organizer

Supercampers
Phone:
+377 44 280 762
Email:
supercampers.ks@gmail.com
Website:
https://www.instagram.com/supercampers

Venue

Prishtinë