Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Master Class me Sabri Tahirin – Menaxhimi i projekteve dhe PMP

September 4, 2019 @ 9:00 am - 5:00 pm

Industritë, e bashkë me to edhe tregu i punës, kanë ndryshuar rrënjësisht në dy dekadat e fundit. Të gjitha profesionet, në gati të gjitha industritë kërkojnë më shumë se asnjëherë efiçiencë në praktikë. Kompenzimi si dhe shpërblimet në punë, lidhen gjithnjë me objektivat të cilat kërkohen të arrihen brenda një afati kohor të caktuar, me një kualitet dhe rendiment të caktuar. Një punë që ka objektiva të caktuara, duhet të kryhet brenda një afati kohor të caktuar, dhe ka resurse të limituara, i cili është edhe definicioni i projektit.

Si rrjedhojë, konceptet e menaxhimit të projekteve janë bërë shumë të rëndësishme në të gjitha profesionet e poashtu edhe në jetën personale.

Gjatë këtij prezantimi do të bëjme paraqitjen e koncepteve themelore dhe kryesore në fushën e Menaxhimit të Projektit. Do të trajtojmë probleme dhe shembuj praktik ku do të aplikojmë këto koncepte. Në fund të kësaj klase, ju do të mësoni:

– Cilat janë fazat kryesore të një projekti dhe cfarë funksioni kanë këto faza.

– Si të definojmë kërkesat dhe nevojat e projektit, dhe të sigurojmë që në fund janë arritur të plotësohen këto kërkesa.

– Si të caktojmë buxhetin për projekt.

– Si të planifikojmë projektin, si të krijojmë një listë të detyrave dhe punëvë që duhen për të përfunduar projektin. Si të vendosim një orar për gjithcka që duhet të ndodhë gjatë jetës së projektit.

– Si të identifikojmë rreziqet që i kanosen projektit, dhe si ti përcjellim ato gjatë jetëgjatësisë së projektit, dhe si ti menaxhojmë në mënyrë që të kufizojmë dhe minimizojmë efektet negative në projekt.

– Si të sigurohemi se do përfundojmë projektin dhe cilat janë detyrat përmbyllëse.

Sabri Tahiri është Menaxher i Projekteve dhe Programeve me fokus në Teknologjinë Informative (IT) dhe Linguistikë.

Sabriu fillimisht u morr me programim dhe zhvillim të software-it e më pas ju shfaq interesimi në menaxhim të ekipeve dhe projekteve si dhe ndërmarrësi. Si rezultat, u fokusua në këto fusha dhe kreu çertifikimin Profesionist në Menaxhim të Projekteve (PMP). Që nga viti 2008 punon në Bankën Botërore në Washington, DC ku momentalisht menaxhon Programin Multilingual dhe projekte nga sfera e IT-se. Eshtë i fokusuar të arrijë efiçiencë më të madhe në punë duke zbatuar teknologji të reja në financa, linguistikë, dhe shërbime të përgithshme në Bankën Botërore.

Për më shumë rreth biografisë së Sabri Tahirit:

http://www.mofkosovo.com/mentors/

Details

Date:
September 4, 2019
Time:
9:00 am - 5:00 pm

Organizer

Mentoring our Future
Website:
www.mofkosovo.com

Venue

Biblioteka Kombëtare E Prishtinës