Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Le të flasim! – Let’s Talk!

November 21, 2018 @ 4:00 pm - 6:00 pm

Fondacioni Together Kosova në bashkëpunim me Venture UP kanë kënaqësinë të Ju ftojnë në debatin/prezantimin e webfaqës këshilluese për të rinjë www.nukjevet.net Nuk Je Vet, i cili do të mbahet ditën e merkurë, më 21.11.2018 nga ora 16.00 – 18.00 në hapsirën e Venture UP.

Moderator:
Dr. Ilir Begolli – Mjek i mjeksisë sociale dhe ekspert vullnetar në Nukjevet.

Panelistët:
Anisa Zaçe– Koordinatore e projekteve , Fondacioni Together Kosova
Valdet Plakolli – Psikologë shkollorë dhe ekspert vullnetar në Nukjevet
Emine Doda- Psikologe dhe eksperte vullnetare ne Nukjevet
Vigan Behluli – Psikolog klinik dhe ekspert vullnetar në Nukjevet
Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë
Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe teknologjisë
Përfaqesues nga Komuna e Prishtinës.

Në Kosovë, pas luftës nuk janë krijuar shërbime të mirëfillta për të ofruar ndihmë psikiatrike dhe psikologjike popullatës e cila me dekada ka përjetuar dhe jetuar nën frikë dhe të kërcënuar, e sidomos traumat që i përjetuan gjatë dhe pas luftës.
Një prej fenomeneve që drejtpërdrejt mund të ndërlidhet me traumat e përjetuara, është rritja rapide e vetëvrasjeve fenomen ky i ri në Kosovë, si dhe numri madh i çrregullimeve te shëndetit mendor (Ankthi, Depresioni), sidomos në mes të rinjëve.
Mungesa e shërbimeve këshilluese në shkollat e Kosovës (ku prej 1200 shkollave, vetëm 63 shkolla kanë të punësuara psikolog) i len të rinjët pa mbështetje emocionale, sidomos në moshën e adoleshencës, ku nevoja për një mbështetje të tillë është edhe më e theksuar.

Me qëllim të ofrimit të ndihmës profesionale të rinjëve, Fondacioni Together Kosova në vitin 2010 e ka hapur webfaqen për këshillim online (www.nukjevet.net) e cila ofron ndihmë profesionale, falas dhe në formë anonime.
Në këtë web faqe janë të inkuadruar mbi 30 ekspertë të fushave të ndryshme (kryesisht psikolog, psikiatër dhe mjek te specializimeve te ndryshme), të cilët punojnë në formë vullnetare.

Në periudhën 8 vjeçare, kjo webfaqe ka pasur mbi:
• Tridhjetë e pesë milion vizita (35.000.000.000,00),
• Mbi 3,700.000 vizitore unik, dhe
• Ka ofruar mbi 28.000 përgjegje unike.
• Ka ofruar mbi 5600 ore konsulta përmes chat-it.
• Ka organizuar mbi 200 ligjerata në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.
• Ka xhiruar 7 video edukuese për të rinjë në gjuhën shqipe.
• Ka organizuar Konferenca ndërkombetare, dhe ka kryer hulumtime të shumta në fushën sociale.

Numri i madh i pyetjeve të adresuara në web faqe tregon për nevojën e madhe për ndihmë në ballafaqimin e e të rinjëve me probleme të shëndetit mendor.

Me qëllim të promovimit dhe ndërtimit të sjelljeve të shëndetshme tek te rinjtë, web faqja NUKJEVET.NET kujdes të veçantë ja kushton vetëdisimit të të rinjëve në:

1. Krijimin e kulturës për të kërkuar ndihmë;
2. Zhvillimin e shkathtësive në shkrim dhe përshkrimit adekuat të problemeve me të cilat ata ballafaqohen;
3. Edukimin e të rinjëve lidhur me temat të cilat nuk adresohën në shkolla (problemet në adoleshencë, relacionet në familje, dashuria, edukata seksuale, vështirësitë në mësim, dhuna në mes të bashkëmoshatarëve, ngacmimi seksual, perdorimi i internetit dhe ruajtja e privatësisë në internet, vetëbesimi i ultë, depresioni, ankthi, stigma, çrregullimet në të ushqyer, orinetimi seksual etj);
4. Uljen e stigmës për sëmundjet e shëndetit mendor;
5. Promovimin i shprehive të shëndetshme;

Përkundër faktit se www.nukjevet.net, është shërbimi i vetëm i këtij lloji në Kosovë, ai ende nuk përkrahet nga institucionet vendore.
Kompanitë private në Kosovë, kanë treguar më shumë mirëkuptim dhe gadishmëri të përkrahin një shërbim të tillë, duke e vlerësuar rëndësinë që ky shërbim e ka për mirëqënjen e popullatës.
Sunny Hill FestivalIPKO dhe HIB Petrol Official
Parandalimi dhe trajtimi profesional i çrregullimeve të shëndetit mendor me të cilat ballafaqohen shumë të rinjë Kosovar dhe familjarët e tyre, kërkon një zgjidhje afatgjate nga institucionet vendore.

Ngritja e vetëdijes së opinionit të gjerë, hapja e debatit publik, për pasojat me të cilat si shoqëri do të ballafaqohemi në dekadat e ardhshme, për shkak të mos-trajtimit të problemeve të shëndetit mendor të të rinjëve, si dhe ndikimi negative që do ketë për ekonominë dhe zhvillimin e shtetit, është një temë që duhet kushtuar rëndësi të veçantë.

Këtë vit, Dita Botërore e Shëndetit Mendor ka perzgjedhur si temë: ‘Të rinjtë dhe shëndeti mendor në një botë gjithnjë e në ndryshim’ – çka është e rëndësishme duke pasur parasysh faktin se 1 në 5 adoleshentë përjetojnë probleme te shëndetit mendor dhe të sjelljës çdo vit në mbarë botën. Për më tepër, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjysma e të gjitha problemeve të shëndetit mendor, fillojnë gjatë ose para periudhës së adoleshencës. Kosova tani me është pjesë e këtij trendi global.
Buxheti i Republikës së Kosovës ndan shumë pak fonde për shëndetin mendor. Kjo është shumë shqetësuese sidomos për faktin se 50% të popullatës e përbëjnë të rinjët.

Le të flasim!
Ju mirëpresim.

Fondacioni Together Kosova

Details

Date:
November 21, 2018
Time:
4:00 pm - 6:00 pm
Event Category:

Organizers

Venture UP
Fondacioni Together Kosova

Venue

Venture UP
111 Eqrem Çabej Pristina
Pristitna, Kosovo 10000
+ Google Map
Website:
http://www.venture-up.org