Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Hikingnjeri te liqenet e Opojës!

September 1, 2019 @ 7:00 am - 10:00 pm

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

të Dielën më 1 shtator “Hiking Njeri” do të organizojë ecjen verore të shumëpritur në bjeshkën përrallore të Sharrit të Opojës / Dragash, përkatësisht te Guri i Zi (baza) dhe Maja e Skarpës 2474m.
Përfundimin do ta kemi te liqenet e Karanikollës ku të interesuarit mund të freskohen me not.

Kjo bjeshkë gjendet në Sharrin e Dragashit, mbi disa fshatra si Blaq, Bresanë dhe Zaplluxhë.
Në maje te bjeshkës do të keni mundësi të knaqeni me vizitë dhe pamje 360 shkallëshe të bjeshkëve të Sharrit, gjysmës së Kosovës dhe 2 liqeneve të Karanikolles / Tetovës.
Moti këtë weekend në bjeshkë të Sharrit do të jetë i kthjellët dhe i ngrohët me temperatura deri në 28 gradë celsius.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (Fushat e tenisit Bregu i Diellit / Lemontree) në orën 07:00 të mengjesit dhe kthimi (nëse gjithcka shkon mirë) kah ora 2200. Në Prizren do të jemi PARA stacionit të autobusave (te rruga kryesore) në orën 0850.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 15 km (ngjitje dhe zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi mesatare nëpër shteg malor.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
komplet Opojën me majet e saja si Vërtopin, Karanikollën, Skarpën, Majën e Begut, të gjitha fshatrat e Opojës, Gurin e Zi të Opojës, Koritnikun, Pashtrikun, Cvilenin, liqenet e Karanikollës / Tetovës etj.
Pamjet nga Guri i Zi janë shumë të gjëra ndërsa nga maja e Karanikollës / Skarpës janë 360 shkallëshe.

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni kremë kundër diellit ! Te merrni së paku 1.5 L ujë me veti.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta REZERVOJNË vendin përmes telefonit +383 45 834 141 (viber)

Pjesmarrja 10 EU për person,
5 EU për person me vetura private.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKTË (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË 0650 PR dhe PZ 0840. PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Ejani dhe shijoni bukuritë e Opojës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

Disa të mira të Hikingut:
– E mësoni Kosovën (njiheni me bjeshkët e Kosovës)
– I bëni mirë trupit dhe mendjes
– Do të bëni shoqëri te re duke e zgjeruar rrjetin
– Do të bëni fotografi të paharrueshme
– E mbushni jetën me eksperiencë të paharrueshme
– Knaqeni me atmosferë pozitive
– Ndoshta do ta gjeni edhe fatin e jetës 🙂

ENGLISH

On Sunday September the 1st hiking to beautiful Opoja mountain in Sharr of Dragash. We will hike to Opoja’s Guri i Zi (Black Rock) and the strong ones will continue to mountains peak, Skarpa 2474m and Karanikolla lakes.

The level of difficulty is moderate with aprox. 15 km (ascent and descent) mountain trail. Endless 360 degrees landscapes can be seen from the top of the mountain. For the ones that can’t hike longer, we will form a base at Black Rock base above the villages.

To reserve your seat please call +383 45 834141 (viber)
We will start with a bus at 07:00 am Sunday morning (sharp) in front of the Sunny Hill tennis courts in Pristina and come back at the same place around 22:00 pm.
We will pick hikers in Prizren in front of bus station at around 08:50.
Bring your own food. If not, on our way we’ll stop to buy it in one of the Supermarkets.

Details

Date:
September 1, 2019
Time:
7:00 am - 10:00 pm

Organizer

Kosova Hiking Trips
Phone:
+386 49 248 716
Email:
beni@hikingnjeri.com
Website:
www.hikingnjeri.com

Venue

Kosova Hiking Trips
Rr Agim Ramadani A-3/9
Prishtina, Kosova 10000 Albania
+ Google Map
Phone:
+383 45 834 141
Website:
www.hikingnjeri.com