Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Hiking White Rugova !

February 10, 2019 @ 7:00 am - 10:00 pm

E10

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

shpresojmë se të gjithë jeni mirë!

Ju informojmë se pas borës së madhe të dhjetorit dhe janarit, vendosëm ti ri-fillojmë ecjet e përjavshme anembanë bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit.

Këtë të Diele me 10 shkurt, Hiking Njeri do të ju organizojë ecjen në bjeshkën përrallore të Koshutanit dhe Majën e Dromodolit në Rugovë, e cila gjendet në kufi me Malin e Zi. Sipas prognozës, moti do të jetë me DIELL.

Kjo bjeshkë e bukur është e mbushur me pisha, kodrina pa fund, stane të bukura dhe pejsazh të paharrueshëm.
Në plan është të ecet nëpër shtigjet e Koshutanit, të shkohet deri te qafa e majtë e Hajlës dhe të ngjitemi në majën e Dromodolit.
Ecja e kësaj dite është e nivelit mesatar, i përshtatshem edhe për fillestarë. Gjatësia komplete e ecjes nga Koshutani deri në Hajlë të Vranocit (ku gjendet maja Dromodol) është rreth 15 km (lartë dhe poshtë).

Nisja do te bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit, dhe kthimi në PR (nëse gjithçka shkon mirë) do të bëhet kah ora 22:00.

Pjesmarrja për person 10 EU

Për ata që kanë dëshirë të ecin nëpër borë me SNOW SHOES, ju ofrojmë ato për 5 EU. Për tua rezervuar ato, ju lusim të na e bëni me dije përmes telefonit.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, fshatrat deri në Koshutan, bjeshkë të ndryshme rreth Hajlës, Rozhajën në Mal të Zi, bjeshkën e Liqenatit në largësi etj.

Mbathjet të jenë Pllanika / cokulla, të përshtatshme për ecje malore nëpër borë.

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit (sms ose thirrje) +383 45834141 (viber) çdo ditë nga ora 13:00 e deri në orën 20:00 (deri të Shtunën në 19). Rezervimet bëhen përmes telefonit ndërsa pagesa në autobus.

Për të shkuar në Rugovë, autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree / fushat e tenisit në Breg te Diellit) në orën 0700 (fiks) dhe do të kalojë kah Fushë Kosova dhe Komorani. Për të interesuarit nga Peja do të jemi te Patriarkana e Pejës (hyrja në Rugovë / dalja nga Peja) në orën 09:15 – 09:30

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjës e paguan secili për veti.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Pjesemarrja 10 EU për person,
me vetura private 5 EU për person.

Ejani dhe shijoni bukuritë e Rugovës gjate dimrit!

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë.

ENGLISH

On Sunday February the 10th hiking to beautiful Rugova mountains of Koshutan. The level of difficulty is moderate with approx. 15 km trekk. The ones who can, will continue to the mountains peak, Dromodol.
To reserve your seat please call or sms +383 45834141 viber.
We will start with a bus from Pristina at 0700 am Sunday morning (sharp) in front of the tennis courts in Sunny Hill (lemontree) and come back at the same place around 2200h.
For the interested, we can provide you with snow walking shoes (5 EU per pair). Reserve them through the number above.

Hiking shoes and winter outfit are highly recommended for this hike

Details

Date:
February 10, 2019
Time:
7:00 am - 10:00 pm
Cost:
E10
Event Category:

Organizer

Kosova Hiking Trips
Phone:
+386 49 248 716
Email:
beni@hikingnjeri.com
Website:
www.hikingnjeri.com

Venue

Kosova Hiking Trips
Rr Agim Ramadani A-3/9
Prishtina, Kosova 10000 Albania
+ Google Map
Phone:
+383 45 834 141
Website:
www.hikingnjeri.com