Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Hiking vjeshta në Rugovë / Autumn Hiking in Rugovë

October 13, 2018 @ 7:00 am - 10:00 pm

E10

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

pasi tani gjendemi në stinën me ngjyrat më të bukura të natyrës, këtë të Shtunë Hiking Njeri do të ju organizojë ecjen në bjeshkën e bukur të Koshutanit në Rugovë.

Kjo bjeshkë përrallore që i ngjanë natyrës kanadeze është e mbushur me pisha, kodrina pa fund, stane të bukura dhe pejsazh të paharrueshëm.
Në plan është të ecet nëpër shtigjet e Koshutanit, të shkohet deri te qafa e majtë e Hajlës dhe të ngjitemi në majën e Hajlës së Vranocit.
Ecja e kësaj dite është e nivelit të lehtë / mesatar, e përshtatshme edhe për fillestarë. Gjatësia komplete e ecjes nga Koshutani deri në Hajlë të Vranocit është rreth 15 km (lartë dhe poshtë).

Nisja do te bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit, dhe kthimi në PR (nëse gjithçka shkon mirë) do të bëhet kah ora 22:00.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni: Grykën e Rugovës, fshatrat deri në Koshutan, bjeshkë të ndryshme rreth Hajles, Rozhajën në Mal të Zi, bjeshkën e Liqenatit në largësi etj.

Mbathjet të jenë me mbathje jo të rrafshet, Pllanika / cokulla, të përshtatshme për ecje malore.

Për më shumë rreth çka duhet të merrni me veti ju lusim që të hyni në linkun e web faqes tonë:
http://hiking.njeri.net/rreth-nesh

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit (sms ose thirrje) +38345834141 (viber) çdo ditë nga ora 10:00 e mengjesit deri në orën 20:00. Rezervimet bëhen përmes telefonit ndërsa pagesa në autobus.

Për të shkuar në Rugovë, autobusi do të niset nga Prishtina (Lemontree në Breg te Diellit) në orën 0700 (fiks) dhe do të kalojë kah Fushë Kosova dhe Komorani. Për të interesuarit nga Peja do të jemi te Patriarkana e Pejës (hyrja ne Rugovë / dalja nga Peja) në orën 09:15 – 09:30

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjës e paguan secili për veti.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË!

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUALTË BJESHKATARIT.

Pjesemarrja 10 EU për person

Ejani dhe shijoni bukuritë e Rugovës !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

p.s. i lusim të gjithë pjesmarrësit që të kenë shumë kujdes me natyrën. Nuk lejohet hudhja e mbeturinave nëpër bjeshkë.

ENGLISH

On Saturday October the 13th hiking to beautiful Rugova mountains of Koshutan. The level of difficulty is moderate with approx. 15 km trekk.
To reserve your seat please call or sms +38345834141 viber.
We will start with a bus from Pristina at 0700 am Saturday morning (sharp) in front of the tennis courts in Sunny Hill (lemontree) and come back at the same place around 2200h.

Please also bring your hiking jacket and a hoodie.

Details

Date:
October 13, 2018
Time:
7:00 am - 10:00 pm
Cost:
E10
Event Category:

Organizer

Kosova Hiking Trips
Phone:
+386 49 248 716
Email:
beni@hikingnjeri.com
Website:
www.hikingnjeri.com

Venue

Kosova Hiking Trips
Rr Agim Ramadani A-3/9
Prishtina, Kosova 10000 Albania
+ Google Map
Phone:
+383 45 834 141
Website:
www.hikingnjeri.com