Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Hiking Sejnova & Tavërrnica!

November 10 @ 6:30 am - 10:00 pm

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se më në fund, Hiking Njeri këtë të Shtune më 10 nëntor do të organizojë ecjen e parë me grup të madh në bjeshkën përrallore të Sejnovës në Komunën e Pejës!
Kjo bjeshkë e panjohur dhe shumë pak e vizituar gjendet në bjeshkët e thata të Pejës, në mes të Zhlebit dhe bjeshkëve të Istogut, në kufi me Malin e Zi. Pamjet nga maja janë mahnitëse me 360 shkallë të bjeshkëve dhe Rrafshin e Dukagjinit.
Ne plan është të vizitohen: bjeshka e Gjurës, Sejnovës ndërsa TË FORTIT do të ngjiten në Majën e Taverrnicës piramidale rreth 2000 m lmd.
Nga aty do të keni mundësi ta shihni tërë Kosovën si në pëllemb të dorës!

Këtë maje Hiking Njeri e ka vizituar disa herë me një numër minimal të bjeshkatarëve por kurrë me grup më të madh.
Këtë kemi deshirë të ju ofrojmë të Shtunën me 10 nëntor duke u nisur nga Prishtina në orën 0630 ndërsa në Pejë (te rrethi i stacionit të trenave) në orën 0845!

Në plan është të formohet baza te bjeshka e Sejnovës PËR ATA që nuk kanë dëshire të ecin në maje.
Ata që janë të fortë dhe kanë energji të mjaftueshme do të ngjiten në majën e Taverrnicës së egër dhe të pavizituar.
Bjeshkatarët që do të rrijnë te stanet do ti marrim kah të kthehemi.

(Koheve te fundit po kemi raste interesante ku nga te gjithë pjesmarrësit, mbi 90% janë fillestarë dhe TË GJITHË po arrijnë të ngjiten në cilëndo maje).

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit në Breg te Diellit) në 0630 ndërsa në Pejë te rrethi para Stacionit të trenave në orën 08:45-09:00. Kthimi, nëse gjithcka shkon mirë në ora 2200.

Ftojmë të interesuarit që ti rezervojnë vendet përmes numrit +383 45834141 viber (me sms ose thirrje) cdo ditë nga ora 10h deri në 20h, të Premten me 9 nëntor deri në orën 1800!

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 19 km (ngjitje & zbritje, (ekstra 1.5 km për ata që do të ecin në maje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg me guraleca dhe bari.

Mbathjet të jenë COKULLA / Pllanika, patika JO te rrafshta (ose diçka të ngjajshme). Merrni JAKNE të trashë, duks. Kush banë nuk kanë !

Merrni së paku një shishe 1.5 L me ujë me veti. Në këtë bjeshkë nuk ka burime të shumta te ujit andaj per cdo rast i merrni se paki 3 X 0.5 L.

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 06:15 PR dhe 08:30 PE.
PËR ÇDO VONESË TË INDIVIDIT NUK MARRIM PËRGJEGJËSI.

Pjesmarrja për person 10 EU,
bashkangjitja me vetura private, 5 EU për person.

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve përrallore ne Sejnovë të Pejës!

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

Paragraf i ri:
JU LUSIM QË NËSE PAS REZERVIMIT PËR NDONJË ARSYE E NDRRONI MENDJEN PËR BASHKANGJITJE, TË NA LAJMERONI (me sms) SË PAKU NJË DITË PËRPARA (të Premten) SE PO E ANULONI / NUK DO TË VINI.

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

ENGLISH

On Saturday November the 10th hiking to beautiful unknown mountains of Sejnova in Peja Municipality, in the border between Kosovo and Montenegro.
The base will be formed for those who want to enjoy the nature and the STRONG ones can continue to on of its peaks, Taverrnica circa 2000m alt.

The level of difficulty is moderate with aprox 19 km (ascent and descent) trail trekk (1.5 km extra for those hiking to the peak).

To reserve your seat please call +383 45 834 141 viber.

We will start with a bus at 06:30 am Saturday morning (sharp) in front of the tennis courts in Pristina (Sunny Hill) and come back at the same place around 10:00 pm.
We’ll pick hikers in Peja train station at 0845.

Hiking shoes are highly recommended for this hike. Please bring wind jacket / thicker jacket.

Details

Date:
November 10
Time:
6:30 am - 10:00 pm
Event Category:

Organizer

Kosova Hiking Trips
Phone:
+386 49 248 716
Email:
beni@hikingnjeri.com
Website:
www.hikingnjeri.com

Venue

Kosova Hiking Trips
Rr Agim Ramadani A-3/9
Prishtina, Kosova 10000 Albania
+ Google Map
Phone:
+383 45 834 141
Website:
www.hikingnjeri.com