Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Exibition “Originality” / Ekspozita “Origjinaliteti” – Visar Mulliqi

March 17, 2019 @ 7:00 pm - 9:00 pm

Ftesë

Me 19 shkurt 2019, në orën 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës do të hapet ekspozita e piktorit të njohur Prof. Visar Mulliqi.

Ekspozita me titull “Origjinaliteti”, është kuruar nga z. Shkelzen Maliqi, studiues dhe kritik i artit dhe menaxhohet nga znj. Dhurata Ramosaj, koordinatore e GMK-së.

Kuratori i kësaj ekspozite vlerëson se krijimtaria e Prof. Visar Mulliqit dallon nga ajo e kolegëve të tij të brezit të ’90-ve tek të cilët vërehet qartë distancimi, madje edhe refuzimi i realitetit dhe pasqyrimi dhe “pajtimi akademik”. Z. Maliqi vlerëson se te autori “nuk ka shenja të dukshme të rebelimit ose të ndonjë anti-motivimi. Atë e intereson vetëm arti si i tillë, preokupohet me kapacitetin puro piktural të tablove”.

Ekspozita do të përbëhet nga rreth 30 piktura të dimensioneve të ndryshme, të cilat do të ekspozohen të ndara në dy lokacione, në GMK dhe në hollin e ish-pallatit të shtypit “Rilindja”.

Ekspozita “Origjinaliteti” do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në kompleksin “Qafa” si dhe në ish-pallatin e shtypit “Rilindja”, në Prishtinë.

Ju mirëpresim!

——–

Invitation

On February 19th, 2019, at 19:00, in the Gallery of the Ministry of Culture of Kosovo (GMCK), an exhibition of renowned painter Prof. Visar Mulliqi will be opened.
The exhibition titled “Originality” is curated by Mr. Shkëlzen Maliqi, an art critic and scholar, and managed by Mrs. Dhurata Ramosaj, coordinator of the GMCK.
The curator of this exhibition claims that Prof. Visar Mulliqi’s work differs from that of his fellow painters of the 90’s to whom the distance, even the refusal of reality, illustration of “academic reconciliation”, can be clearly observed. Mr. Maliqi says “the author doesn’t seem to have significant signs of rebellion or some sort of counter-motivation. He is interested in art as such, preoccupied with pure pictorial capacity of themes”.
The exhibition will include 30 paintings of various dimensions, which will be exhibited separately in two locations, at GMCK and the lobby of “Rilindja” Building.
The exhibition “Originality” will remain opened for a month at the GMCK in “Qafa” and “Rilindja” buildings.
You are welcomed!

Details

Date:
March 17, 2019
Time:
7:00 pm - 9:00 pm

Organizer

Visar Mulliqi

Venue

Galeria e Ministrise se Kultures