Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Ecje – BURIMET E ÇELEPINOS DHE RUDOKA E MADHE/ Hiking

June 26, 2019 @ 7:00 am

€10

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare të së dielës, që do të mbahet në Masivin Malor të Çelepinos dhe Rudokës së Madhe, në afërsi të fshatit Brod. Kjo ecje do të zhvillohet këtë vikend, me datën 23.06.2019. Pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit.

Detajet e Organizimit dhe Rezervimit:

Nisja e Saktë: e Diel, 23.06.2019 / ora 07:00

Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21

Lloji i Transportit: Me Autobus

Participimi për pjesëmarrje: 10 € (për person)

Afati i Fundit për Rezervim: E Shtunë

Si të Rezervoni:

Preferohet me E-mail (alpineclubprishtina@gmail.com);  (www.facebook.com/KlubiAlpin/)  ose në Tel:+ 377 44 312 744 (SMS, Viber, WhatsApp).E dërgoni Emrin-at/Mbiemrin-at; dhe e prisni konfirmimin.

Detajet e Shtegut (T1 dhe T2):

Lartësia: 2658 m/lmd

Vendndodhja: Bjeshkët e Sharrit; Regjioni Jugor.

Tereni: T1 dhe T2. Shteg i dukshëm livadhor; ngjitje graduale dhe natyrë tipike bjeshkatare

Kohëzgjatja e Ecjes: 8 orë (e përafërt)

Çfarë duhet të merrni: Ushqim ditor dhe ujë,  rroba të përshtatshme, kapelë verore, shami, mbrojtës kundër djegies nga dielli, etj

Përshkrimi:

Itinerari i udhëtimit me autobus është Prishtinë -Dragash-Brod. Këtë herë do të përshkohet Lugina e Çelepinos ku edhe gjendet Burimi (apo Vrella) e Çelepinos, vend i veçantë ky që do të na freskojë përgjatë gjithë ecjes sonë. Pushtimi i Rudokës do të bëhet nga Qafa e Çelepinos në lindje. Në kthim, planifikohet të bëhet një pushim kafeje në Hotelin Arxhena.

Udhërrëfyes: Haki Hasanramaj

Ndihmës: Nazmi Hasanramaj dhe Florent Shala

KAP Ju dëshiron vikend të këndshëm

Details

Date:
June 26, 2019
Time:
7:00 am
Cost:
€10

Organizer

Klubi Alpin Prishtina
Phone:
+377 44 312 744
Email:
alpineclubprishtina@gmail.com
Website:
http://www.klubialpinprishtina.com

Venue

Bjeshket e Sharrit