Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Ecja bjeshkatare në Livadhet e Istogut

March 18, 2018 @ 6:45 am - 8:00 am

Image may contain: sky, cloud, mountain, outdoor, nature and water

Të ndëruar,

Klubi Alpin PODGURI ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Livadhet e Istogut ,ditën e Diel më 18.03.2018.
Livadhet e Istogut gjenden në vargmalet e Alpeve Shqiptare ( Bjeshkët e Nemuna ) në Veri – Përendim të Kosovës .
Livadhet e Istogut ofrojnë një pamje magjepëse të Podgurit dhe Rafshit të Dukagjinit si tërësi .
Shtegu “Livadhet e Istogut ” fillon nga shëtitorja e Burimit të Istogut në drejtim të Grykës së Bollovanit duke u ngjitur rrëzë maleve shkëmbore , gjatë rrugës është Shpella e Ariut pastaj vazhdohet nën hijen e lisave të Ahut në freskinë e ujit të krojeve , kodrave dhe lendinave piktoreske të livadheve të Istogut në drejtim të
Shpellave Binjake , Lugut të Zajmit dhe përfundon në Gurrat e Bardha ” 7081″
Destinacioni jonë do jetë deri në Livadhe .
Detajet e Organizimit:
Nisja nga Prishtina do të bëhet: më 18.03.2018 në ora 06:45 në mëngjes (tubimi në 06:30).
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21 – mbrapa Pallati të Rinise.
Transporti: me Autobus.
Çmimi për pjesëmarrje: 10 €
Detajet e Shtegut:
Vendndodhja: Livadhet e Istogut – Bjeshka e Istogut, Istog.
Lartësia: 1400 m/lmd,
Ecje e Planifikuar: 8 orë (ngjitje dhe kthim).
Gjatësia e Shtegut: 8 km .
Karakteri i Shtegut:
Ecje e karakterit të mesëm , shtigje bjeshke, terren i hapur.
Pajisje: këpucë alpine apo këpucë të thella, çorapë rezervë, ndërresa rezerve, ushqime të lehta dhe ujë.
Mjafton:
1. Sandviç (1-2)
2. Çokollatë (snickers, apo sipas dëshirës) (2-3)
3. Pemë sipas dëshirës
3. Fruta të thata (apo të ngjashme sipas dëshirës)
4. 1 liter ujë
Për shkak të menaxhimit të peshës që duhet bartur në çantën e shpinës, preferohet që të mos merret ushqim i tepërt .
Rezervimi i obliguar
Afati i fundit për rezervim e Shtunë 17.03.2018 ora 18:00
Mënyra e Lajmërimit:
E-Mail:klubialpinpodguri@gmail.com
Tel: + 383 44 232 167; +377 44 863 424 ; (SMS, Viber, )Facebook/Instagram: Klubi Alpin Podguri
Ju lutemi, lajmërohuni me kohë për rezervim !
Ekspeditën e udhëheq: #KlubiAlpinPodgurii
Ju mirëpresim!

Details

Date:
March 18, 2018
Time:
6:45 am - 8:00 am

Organizer

Klubi Alpin Podguri
Phone:
+377 44 232 167
Email:
klubialpinpodguri@gmail.com

Venue

Klubi Alpin Podguri
Rr.Gurra e Kocit , Lagjeja Brahim Uka nr.8
Istog, Kosovo 31000 Albania
+ Google Map
Phone:
+377 44 232 167