Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Curraj Epërm Nikaj-Mërtur

July 13, 2019 @ 7:00 am - July 14, 2019 @ 9:00 pm

Të Nderuar Miq,

Klubi Alpin Prishtina Ju fton të na bashkoheni në Ekspeditën për në Curraj Epërm, në rajonin e Nikaj-Mërtur. Ekspedita do të zhvillohet me datat 13 – 14 Korrik (e shtunë / e diel) dhe përfshinë një sërë aktivitetesh si; ecje për në Curraj Epërm nëpër rajonin e parkut Nikaj Mertur, vizita etnografike, freskim në Lumin e Plasë dhe Pusin e Kishës, njohje me traditat vendore, si dhe shijim i ushqimit tradicional të zonës.

Detajet e Organizimit:
Nisja nga Prishtina: e Shtunë, 13.07.2019 / ora 07:00
Kthimi për në Prishtinë: e Diel, 14.07.2019 / 21:00
Vendi i Nisjes: Para parkingut të RTV 21
Lloji i Transportit: Minibus
Akomodimi: Në Bujtinë (një natë).

Kosto e Pjesëmarrjes: Gjithsej, 65 € për person
Përfshihen: Transporti Prishtinë-Lekbibaj-Prishtinë; një natë fjetje në Bujtinë në Curraj (darka e të shtunës; mëngjesi i të dielës).

Afati i Fundit për Rezervim: e premte.
Rezervimi dhe parapagimi është i obligueshëm (50 €).
Mënyra e Lajmërimit: Tel: +383 44 312 744 (sms, tel, viber, w.up) ose E-Mail: alpineclubprishtina@gmail.com
Vëmendje: Në rast të plotësimit të vendeve, K.A.P. mund ta ndërpresë rezervimin para afatit të publikuar.

Plani i Ekspeditës:
E shtunë; nisja nga Prishtina në ora 07:00. Arritja në Lekbibaj (me pushime) rreth orës 11:00, dhe nisja për në Curraj. Arritja në destinacion rreth orës 18:00. Akomodimi në Bujtinë në Curraj Epërm, darka dhe kohë e lirë pas darke.

E Diel; Ngrënia e mëngjesit dhe vizita nëpër Curraj; freskim në Lumin e Plasë (Pusi i Kishës) dhe kthimi në Lekbibaj. Në Prishtinë planifikohet të arrijmë rreth orës 21:00.

Udhërrëfyes: Nazmi Hasanramaj
Ndihmës: Guidat e K.A.P.

KAP-i Ju dëshiron vikend të këndshëm!

Details

Start:
July 13, 2019 @ 7:00 am
End:
July 14, 2019 @ 9:00 pm

Organizer

Klubi Alpin Prishtina
Phone:
+377 44 312 744
Email:
alpineclubprishtina@gmail.com
Website:
http://www.klubialpinprishtina.com

Venue

Curraj Epërm Nikaj-Mërtur