Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Clean Gërmia for International Earth Day / Gërmia e pastër për Ditën e Tokës

April 22, 2019 @ 8:00 am - 10:00 am

Me 22 Prill, në Parkun Gërmia , do t’i mbledhim mbeturinat për ta shënuar Ditën e Tokës.
Toka, kjo shtëpi e jona është e rrezikuar me shumë se kurrë. Ndotjet, shkatërrimet e pyjeve, katastrofat natyrore, ngrohja globale e kanë vënë në rrezik biodiversitetin dhe të ardhmen e tokës.
Vendi ynë, Kosova është gjithashtu i rrezikuar nga ndotjet dhe shkatërrimet e mjedisit. Kohëve të fundit janë evidentuar qindra dhe mijëra deponi ilegale. Po thujase të gjithë lumenjt e Kosovës janë të ndotur ose janë shfrytëzuar ilegalisht, ndërsa mijëra hektar pyje janë prerë dhe djegur.
Hedhja e mbeturinave është dukuri e përditshme edhe në Parkun e Gërmisë. Me gjithë punën e Ndërmarrjes Hortikultura shumë vende të Parkut janë të ndotura.

Prandaj, Gërmia 555 do të mblidhet për ta shënuar këtë ditë duke e mbledhur mbeturina. Do të mbledhim mbeturinat e plastikes, letrës dhe kanaqëve.

Për të gjithë pjesëmarrësit, Klubi Gërmia do të ofron qese te mbeturinave dhe dorëza.

Ta pastrojmë parkun tonë, tokën tonë, shtëpinë tonë!

Details

Date:
April 22, 2019
Time:
8:00 am - 10:00 am

Organizer

Germia555

Venue

Germia
Germia
Prishtine, Kosovo 10000 Albania
+ Google Map