Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Camp n’Hike 2018

August 4, 2018 @ 7:00 am - August 5, 2018 @ 10:30 pm

€15

Përshëndetje më të fortëve,

me 4 dhe 5 gusht do të mbahet edicioni i pestë i eventit të njohur, Camp n Hike 2018 për në Majën e Njerit 2658m, vargmali i Rudokës në Sharrin jugor, Brod, Dragash.
Edhe këtë vit, të Shtunën me 4 gusht do të formohet baza e kampingut para hotel Arxhenës në Brod, ku pjesmarrësit do të kalojnë një ditë të bukur me aktivitete të ndryshme si lojëra, muzikë, shoqërim etj.

Për ta regjistruar vendin në autobus ose kamp, ju lusim që të thirrni në telefonat e lartëpermendur në tekst 045 834 141 viber.
Sa për informatë, do të jenë dy mënyra që të merrni pjesë.

E para:
të niseni të Shtunën me 4 gusht në orën 0700 të mengjesit nga Prishtina (në Prizren në orën 0900 te Stacioni i Austobusave) dhe të merrni pjesë në ditën e parë me tendën tonë ose të juaj / ose ta rezervoni dhomen në hotel (15-30 EU BB per person). Do te ketë lojëra të ndryshme, muzikë, këndim dhe shoqërim rreth zjarrit etj,
Dita e parë është e paharrueshme !!

dhe

E dyta:
të niseni të Dielen me 5 gusht në orën 0600 të mengjesit (Prishtinë), 0745 nga Prizreni (te stacioni i autobusave) dhe të merrni pjesë direkt vetëm në ditën e ecjes për në Majën e Njerit 2658m. Ju duhet të mbërrini te hotel Arxhena rreth orës 0800 nese vini me veturen e juaj.
Nëse nuk keni tentë dhe keni deshirë të merrni pjesë në kamp, mund ta rezervoni vendin në tendën tonë (5 EU për një natë për person / 15 EU për një tendë për 3 persona).
Për ta pasur tendën e juaj, atë mund ta bleni te dyqani Sporting, Melodia PX, Jumbo në Prishtinë etj.
Gjithashtu, nëse nuk i keni në qejf kampet por komforin e hotelit, mund ta rezervoni dhomen në hotel Arxhenë përmes numrave të dhëne në tekstin kryesor.
Hotel Arxhena që gjendet afër kampit (100 m), na ofron ushqim të mirë në restorant, banjot si dhe terrenin e futbollit të vogël.

MË GJËRESISHT MUND TË LEXONI KËTU:

Me datën 4 dhe 5 gusht 2018, organizata Hiking Njeri organizon edicionin e pestë të “Camp ‘n’ Hike” eventit për në Majën e Njerit / Rudoka e Madhe 2658m, e cila gjendet në vargmalet e Rudokës në Sharrin më jugor, afër fshatit Brod të Dragashit.

Qellimi i kësaj ngjarje si zakonisht është njoftimi, shoqërimi dhe pushtimi i majës me të gjithë dashamirët e bjeshkëve të Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, përmes kësaj ngjarje Hiking Njeri ka për qëllim promovimin e bjeshkatarisë, popullarizimin e turizmit malor në Kosovë dhe bashkepunimin regjional mes shoqatave bjeshkatare.
Ftojmë të gjithë të interesuarit t’i bashkangjiten kësaj ngjarjeje.

Organizimi, grumbullimi dhe kampingu i të gjithë pjesmarrësve do të bëhet te rrafshi në mes të Hotel Arxhenës dhe Gurit të Qytetëzës / Kepit të Nusës në dalje të Brodit.

Për të marrë pjesë në ngjarjen “Camp and Hike te Maja e Njerit 2018” ju lusim që ta rezervoni vendin në tendën tonë, dhomën në hotel ose të vini me tendën e juaj dhe paisjet për fjetje, të Shtunën me 4 gusht 2018 nga ora 1000. Për ta rezervuar vendin në kamp dhe vendin në autobus, ju lusim të na shkruani në

045 843 141 (viber)

Pjesmarrja 15 EU për person + fjetja (5 EU në tendën tonë).
Te tjerët që vijne me veturat e tyre dhe tendat e tyre, 5 EU pjesmarrje për person në Camp n Hike.

Lista e cmimeve:

– Personi që vjen me neve me autobus të Shtunën dhe kthehet të Dielën paguan 15 EU për transport + fjetja në tendën tone bën 5 EU për person.
– Personi qe vjen me neve me autobus të Shtunën dhe kthehet të Dielen POR e ka tendën e vet paguan vetem 15 EU për transport.
– Personi që vjen me transportin e vet POR edhe e ka tendën e vet paguan vetëm 5 EU pjesmarrje.
– Personi që vjen të Dielen në mengjes me transportin tonë vetëm për pjesmarrje në ecje paguan 10 EU.
(për këtë duhet të jenë së paku 15 persona të interesuar)
– Personi që vjen të Dielen në mengjes me veturen e vet vetem për ecje paguan vetëm 5 EU pjesmarrje.

Autobusi do të niset nga Prishtina të Shtunën me 4 gusht 2018 në orën 0700 të mengjesit ndersa kthimi për në Prishtinë do të bëhet të Dielen me 5 gusht në orën 2230.

Në çoftëse nuk keni tendë ose keni deshirë ta kaloni natën në dhoma, mund ta rezervoni fjetjen në Hotel Arxhenë përmes telefonit: +381 29 285 170 mobil: 044 402 368 dhe e-mail: info@arxhena.com. Fjetja për person me BB kushton nga 15 – 30 EU për një natë.
Hotel Arxhena jep në dispozicion shfrytezimin e toaletit (100 metra nga vendi i kampit). Hoteli ka edhe restorant me ushqim kualitativ.

Per ta rezervuar vendin në tendat tona, ju lusim shkruani në numrin 045834141 viber. Numri i vendeve në tendat tona është i limituar (100 persona). Ju duhet të merrni shtrojë dhe mbuloje (qebe) ose sleeping bag.

Paisje për kamping mund të bleni me çmime shumë të volitshme në Melodia PX (Arberi / Dragodan), Scout, Jumbo dhe Sporting në Prishtinë.
Ka shumë lloje me çmime shumë të volitshme.

Ecja për në Majën e Njerit 2656m nga Hotel Arxhena përmes grykës së bjeshkës së Zllipotokut (Prroi i keq), është ecje që zgjatë së paku rreth 3-4 orë në një drejtim. Gjatësia komplete e ecjes është 18 km andaj preferohet që nisja të behet heret në mengjesin e së Dielës me 5 gushti (ora 0830).

Programi i aktivitetit

E Shtunë, 4 gushti 2018

1000 – 1700h – instalimi i tendave në rrafshin në mes të hotel Arxhenes dhe “Gurit të qytetit” në Brod
1500h – hapja solemne e eventit “Camp and Hike to mans Peak” te hotel Arxhena
1600h – lojera te ndryshme si terheqja me litar, gjuajtja e gurit…
1900h – mbrëmje argëtuese në kamp dhe hotel Arxhenë, flakë
2200h- fjetja

E Diele, 5 gushti 2018

0630 – zgjimi
0700 – mengjesi
0800 – nisja për në Majën e Njerit 2658m kah gryka e Zllipotokut (Prroi i keq)
1700 – kthimi nga Maja e Njeriut kah liqeni i Shutmanit dhe objekti “Baçilla”.
1930 – kthimi te kampi para Hotel Arxhenës

Informata shtesë:

Paisjet e perferuara për bjeshkatarët :

Xhaketë kundër shiut, këpucë për hiking (cokulla), çantë shpine, kapelë, syze, disa fanela, ujë, ushqim, duks, kremë kundër diellit, varesisht prej motit atë ditë pantollona të shkurta ose të gjata, thikë të vogël, llampë dore.

Fshati Brod është një ndër fshatrat më jugore të Kosovës. Për të arritur atje duhet ta kaloni Prizrenin dhe përmes fshatit Zhur të mbërrini në Dragash/Sharr. Prej aty, kohëzgjatja e vozitjes për në fshatin Brod zgjatë rreth 30 minuta.

ENGLISH

Invitation

We have the pleasure to inform you that on 4th and 5th Aug 2018, the NGO Hiking Njeri from Kosovo organizes the 5th edition of camping and hiking “Camp ‘n’ Hike 2018” event on the peak of Maja e Njerit / Great Rudoka 2,658 m, located in the ranges of Rudoka in southern Sharr, near the village Brod of Dragash.

The purpose of this event is to conquer this peak by all mountain lovers from Kosovo and the region. Also, through this event Hiking Njeri aims to promote mountaineering and cooperation between mountaineer associations.
The event will take place near hotel Arxhena and Town Rock in the outskirts of Brod.
To participate in the event “Camp and Hike to Maja e Njerit” we kindly ask you to bring your tent, on Saturday 4 Aug 2018 from 10:00am onwards.
We also offer you a place in our 3 person tents (15 EU per tent, 5 EU per person)
To book the place in the camp, please write to us at:

beni@hikingnjeri.com or call on 045 834 141 (viber)

Participation is 15 EU per person plus the tent space

If you wish to stay in rooms of the hotel located adjacent from the camping area, you can book the accommodation at Hotel Arxhena by phone: +381 29 285 170 mobile: 044 402 368 and email: info@arxhena.com.

If you wish to reserve your place in a bus that will take off from Prishtina Sunny Hill Tennis courts at 0700 Saturday (4th of Aug) directly to Brod camping area, please call the numbers. The bus will come back to Prishtina Sunday (5th of Aug) at 2230 hours. The ticket costs 15 EUR per person.

The program of the activity

Saturday 4th of Aug, 2018

10:00 – 17:00 – placement of the tents
19:00 – opening ceremony of the event “Camp and Hike to Mans Peak” at hotel Arxhena
20:00 – entertainment evening in camp and hotel Arxhena
23:00 – closure of program

Sunday 5th of August, 2018

07:00 – awake and breakfast
08:30 – departure to Maja e Njerit toward Zllipotoku (Prroi i keq)
14:00 – return from Maja e Njerit through Lake of Shutman and “Bacilla”.
19:00 – returning to camp

Additional information

Recommended equipment for the mountaineers:

Rain jacket, hiking shoes, backpack, hat, eye glasses, some shirts, water, food, sun-protection cream, short or long pants, small knife, light-lamp.
Brod is one of the most southern villages of Kosovo. To get there you should pass Prizren and through Zhur village arrive in Dragash / Sharr. From there, the duration of driving to the village of Brod lasts about 30 minutes.
Kosova Hiking Trips

Details

Start:
August 4, 2018 @ 7:00 am
End:
August 5, 2018 @ 10:30 pm
Cost:
€15
Event Category:
Website:
http://www.hikingnjeri.com/

Organizer

Kosova Hiking Trips
Phone:
+386 49 248 716
Email:
beni@hikingnjeri.com
Website:
www.hikingnjeri.com

Venue

Prishina