Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Bresson 101 / Java e Robert Bresson

January 20, 2020 @ 8:00 pm - January 24, 2020 @ 10:00 pm

Kino ARMATA
20-24 janar 2020

BRESSON 101
Java e filmave të Robert Bresson

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Filmat nga seria ‘BRESSON 101’ me regji të Robert Bresson, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 20-24 janar 2020 dhe përfshijnë:

E hënë, 20 janar, 20:00h
“Les Dames du Bois de Boulogne” (1945), 84 min.

E martë, 21 janar, 20:00h
“Pickpocket” (1959), 75 min.

E mërkurë, 22 janar, 20:00h
“Au Hasard Balthazar” (1966), 95 min.

E enjte, 23 janar, 20:00h
“Lancelot du Lac” (1974), 85 min.

E premte, 24 janar, 20:00h
“L’Argent” (1983), 83 min.

Robert Bresson (1901-1999) ishte ndër filmbërësit më të respektuar francez të të gjitha kohërave; aktorët e tij joprofesionistë, elipset, dhe përdorimi i paktë i muzikës bënë që puna e tij të konsiderohet si paraardhëse e filmit minimalist. Bresson ishte trajnuar si piktor para se të kalonte në film si skenarist, duke prodhuar filmin e shkurtë Public Affairs në vitin 1934. Pasi kaloi më shumë se një vit si i burgosur gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai debutoi me Angels of Sin (1943). Filmi i tij i ardhshëm, Les Dames du Bois de Boulogne (1945), do të ishte i fundit kur ai do të punonte me aktorë profesionistë. Nga Journal d’un cure de campagne (1951) tutje, ai krijoi stil unik minimalist ku gjithëçka pos pjesëve esenciale largoheshin nga filmi (shpesh, detajet kryesore vetëm tregoheshin me fjalë), ku aktorët (ai i quante ‘modelë’) jepnin qëllimisht performanca të zbehta dhe pa emocione. Ky ishte stil i vështirë, sfidues dhe jashtëzakonisht personal, për shkak të cilit filmat e tij nuk gjetën popullaritet të madh (mesatarisht ai prodhonte një film çdo pesë vite), por ai konsiderohet kult regjisor ndër kritikë të cilët e shohin si njërin ndër artistët më të mëdhenj në historinë e kinemasë. Ai u penzionua në vitin 1980, pasi nuk iu financua adaptimi i shumë-përgatitur i Book of Genesis.

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale me titra shqip dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe gjindet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.

————————

Kino ARMATA
20-24 January 2020

BRESSON 101
The week of films by Robert Bresson

Kino ARMATA, a public space in Prishtina that promotes alternative culture and social dialogue, has the pleasure of announcing the next partnership with Alliance Française de Pristina, the French Embassy in Kosovo and IF Cinema in bringing to Prishtina and Kosovo audiences some of the most important and relevant works of French auteurs.

Films from the ‘BRESSON 101’ series directed by Robert Bresson will be screened at Kino ARMATA between 20-24 January 2020 and include:

Monday, 20 January, 20:00h
“Les Dames du Bois de Boulogne” (1945), 84 min.

Tuesday, 21 January, 20:00h
“Pickpocket” (1959), 75 min.

Wednesday, 22 January, 20:00h
“Au Hasard Balthazar” (1966), 95 min.

Thursday, 23 January, 20:00h
“Lancelot du Lac” (1974), 85 min.

Friday, 24 January, 20:00h
“L’Argent” (1983), 83 min.

Robert Bresson (1901-1999) was among the most highly regarded French filmmakers of all time; his non-professional actors, ellipses, and sparse use of scoring have led his works to be regarded as preeminent examples of minimalist film. Bresson was trained as a painter before moving into films as a screenwriter, making a short film (atypically a comedy) Public Affairs in 1934. After spending more than a year as a German POW during World War II, he made his debut with Angels of Sin (1943). His next film, Les Dames du Bois de Boulogne (1945), would be the last time he would work with professional actors. From Journal d’un cure de campagne (1951) (aka “Diary of a Country Priest”) onwards, he created a unique minimalist style in which all but the barest essentials are omitted from the film (often, crucial details are only given in the soundtrack), with the actors (he calls them “models”) giving deliberately flat, expressionless performances. It’s a demanding and difficult, intensely personal style, which means that his films never achieved great popularity (it was rare for him to make more than one film every five years), but he has a fanatical following among critics, who rate him as one of the greatest artists in the history of the cinema. He retired in the 1980s, after failing to raise the money for a long-planned adaptation of the Book of Genesis.

In both academic and colloquial terms, 101 denotes the elementary or basic facts associated with the field or subject specified. During 101, ARMATA becomes a learning ground for the novices and enthusiasts alike, offering fresh insight into some of the most influential movies and filmmakers of our era.

All films will be screened in the original language with Albanian subtitles and the entrance is free of charge. Kino ARMATA is supported by Prishtina Municipality and Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) and is located at Brigada e Kosovës St., behind the amphitheater at the Zahir Pajaziti Square.

Details

Start:
January 20, 2020 @ 8:00 pm
End:
January 24, 2020 @ 10:00 pm
Event Category:

Organizer

Kino ARMATA

Venue

Kino ARMATA
Brigada e Kosoves
Prishtina, 10000
+ Google Map