Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

BarCamp Prishtina #46 – Global Entrepreneurship Week

November 16, 2017 @ 5:30 pm - 7:30 pm

Image may contain: text

Ndërmarrësia dhe mënyra se si bëhet biznes ka pësuar një zhvillim marramendës në shekullin XXI. Me botën e informacionit në krahun tonë, sot është bërë më lehtë për t’u informuar mbi tregun, mbi nevojat e konsumatorëve, dhe mbi mënyrat më të lehta për të krijuar shërbimin për të cilin ka nevojë konsumatori. Me zhvillimet më të reja në fushën e teknologjisë, botës së sotme i është shtuar një dimenzion i cili po ndryshon dita ditës mënyrën se si zhvillohet jeta në shoqëri.

Në edicionin #46 të BarCamp Prishtina, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, do të diskutohet për ndërmarrësinë në ditët moderne ku do të keni mundësinë të bashkëbisedoni me disa prej ndërmarrësve të cilët shquhen për vizionin e tyre dhe për mënyrën e të bërit biznes.

Bashkë me juve në edicionin #46 të BarCamp Prishtina do të jenë:Florentina Dushi, drejtoreshë e Business Development Group Prishtina, dheArben Avdiu, themelues i Trosha-s. Së bashku do të diskutojnë pikëpamjet e tyre rreth biznesit në shekullin XXI, dhe rrugën që ata kanë përshkuar për të arritur aty ku janë sot.

Shihemi në Teatri ODA me 16 Nëntor 2017.
Regjistrimi bëhet prej prës 17:30, kurse fjalimet zyrtarisht fillojnë në orën 18:00!

Details

Date:
November 16, 2017
Time:
5:30 pm - 7:30 pm

Organizer

BarCamp Prishtina
Website:
http://twitter.com/BCPrishtina

Venue

Teatri ODA
Pallati i Rinise dhe Sportit
Pristina, Kosovo 10000
+ Google Map