Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Argo- Movie Night and Book Donation in Sbunker/ Argo – Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Sbunker

January 10, 2018 @ 7:00 pm

Image may contain: 6 people, crowd and outdoor

Seria e natës së filmit dhe dhurimit të librave në Sbunker për muajin janar hapet me dramën historike “Argo” me regji të Ben Affleck, fituese e çmimeve Oscar dhe BAFTA.

Ngjarja e filmit zhvillohet gjatë vitit 1979, në kohën kur revolucioni Iranian e kishte paralizuar të gjithë shtetin. Sulmi i ambasadës së SHBA-ve në Iran, rezulton me marrjen e 66 qytetarëve amerikanë si pengje nga militantët iranian. Në mes të kaosit, gjashtë amerikanë arrijnë të largohen dhe të strehohen tek ambasadori kanadez.

Frika se refugjatët do të gjenden dhe të ekzekutohen, bën që qeveria e SHBA-së në bashkëpunim me specialistin e CIA-s Tony Mendez, të mundohen të gjejnë zgjidhje për largimin e pengjeve amerikane nga Irani.

———

Pas shfaqjes të filmit, do të dhurohen disa libra që lidhen me tematikën e filmit të shfaqur.

Ulëset në sallë janë të limituara. Pjesëmarrësit që vijnë pasi që të mbushet salla dhe pas fillimit të filmit nuk do të mund të akomodohen.

Sbunker mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi i financuar nga Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Details

Date:
January 10, 2018
Time:
7:00 pm
Event Tags:

Organizer

sbunker
Website:
http://www.sbunker.net

Venue

Lëvizja FOL
Rr. Andrea Gropa nr. 35
Pristina, Kosovo 10000
+ Google Map
Phone:
+386 49 131 542
Website:
http://www.levizjafol.org