Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Aktivitete për fëmijë “Lojëra sfiduese/ argëtuese” / Activities for children: “Fun and challenging games”

June 1, 2019 @ 12:00 pm - 4:00 pm

10€

Aktivitet i hapur në natyrë “Lojëra sfiduese/ argëtuese symbyllurazi/ blind fold”.
Aktivitetet “Fëmijët luajnë dhe bashkëndjenjë për fëmijët” që do të mbahen me 01 dhe 02 Qershor në Parkun e Gërmisë, kanë për qëllim ngritjen e fondeve për të zhvilluar platformën e librave digjital “Libra me ze”. Nga kjo platforme synojmë që mbulueshmëria e librave me zë të ketë shtrirje më të madhe sepse i njejti libër mund të ju shërbejë të gjithë komunitetit shqipfolës.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambient të hapur në Gërmi dhe të gjitha lojërat do të zhvillohen nga anëtarët e ECF-së duke ofruar një program argëtues për të gjithë fëmijët, të cilët pos që do të argëtohen do të mësojnë edhe të bashkëndjenjë me komunitetin të cilët i dedikohet ngritja e fondeve. Aktivitetet planifikojnë të mbahen në Ditën e Fëmijëve me 01 dhe 02 Qershor në Parkun e Gërmisë nga ora 12:00 – 16:00 . Fëmijët do të ndahen në grupe të ndryshme sipas grupmoshës dhe do të kenë mundësi të zgjedhin lojërat e ndryshme për të marr pjesë. Pjesës së argëtimit do ti shtohet muzika dhe palaqot të cilët do të ofrojnë një program argëtues dhe atraktiv. Ushqimi dhe pijet përfshirë dhuratat do të jenë pjesë e befasisë së ngjarjes.

Biletat mund ti gjeni në Librarinë Libraria Dukagjini , Shkolla Digjitale Strip Depot, Orchide Pejton, LET Center, Babies & Toddlers

Pse pikërisht lojërat me sy mbyllur?

Lojërat që përdorin lidhjet e syve kanë qenë pjesë e aktiviteteve të ndërtimit të ekipeve për shumë vite. Këto lojëra i shtyjnë lojëtarët, pra një person me sy të lidhur të mbështetet tek një person tjetër. Kjo ndikon për zhvillimin e zakonit të marrëdhënieve më të afërta me të tjerët, duke bërë që të ndërtohen ekipe të besueshme dhe që nuk ndahen lehtë.

Pikërisht ky është edhe qëllimi i aktivitetit që do të shënohet me fëmijë, duke ofruar një program ku fëmijët do të mësojnë nëpërmjet lojës, njëheritë do të vetëdijësohen për rëndësinë e ekipit, të bashkëndjenjë me fëmijët tjerë të cilët kanë të parë të dëmtuar.

Në këto lojëra siguria është prioriteti kryesor, dhe vlerësimi specifik i rrezikut do të kryhet nga persona kompetent dhe të aprovuar nga zyrtar të shëndetësisë dhe sigurisë.
Aktivitetet do të udhëhiqen nga trajnerët me trajnim të përshtatshëm në fushën përkatëse dhe do të zhvillohen në natyrë ku nuk ka rreziqe si objekte të forta apo të mprehta.

Të gjitha lojërat janë të përshtatshme për fëmijët deri ne 15 vjet.

Details

Date:
June 1, 2019
Time:
12:00 pm - 4:00 pm
Cost:
10€

Organizer

Education Comes First
Phone:
044 200 001
Email:
educationcomes1@gmail.com

Venue

Germia
Germia
Prishtine, Kosovo 10000 Albania
+ Google Map